Arma gjermane që vulosi vr*sjen e gjyqtarit Kalaja/ Prokuroria zbardh skenën e ekzekutimit! Në makinën e Gjon Shkambit gjenden 31 fishekë

Prokuroria e Tiranës ka zbardhur të plotë mekanizmin e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit rreth një javë më parë.

Referuar edhe kamerave të sigurisë rezulton se pranë sallës nr. 3 ka hyrë Gjon Shkambi dhe nipi i tij Elvis Shkambi, si dhe Ragip dhe Ervis Kurtaj.

Menjëherë pas shpalljes së vendimit nga gjyqtari Astrit Kalaja, Elvis Shkambi, i cili ndodhej në sallë, ka nxjerrë nga brezi një armë zjarri pistolete dhe ka qëlluar disa herë në drejtim te gjyqtarit Astrit Kalaja.

Njëkohësisht, pas këtij veprimi Elvis Shkambi i drejton pistoletën Ragip Kurtajt dhe Elvis Kurtajt, të cilët tentojnë të dalin nga salla dhe qëllon një herë me armë zjarri në drejtim të tyre, ku Ervis Kurtaj është dëmtuar në krahun e djathtë, ndërsa shtetasi Ragip Kurtaj është dëmtuar në pjesën e brinjëve në krahun e majtē.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit, pistolete me mbishkrimin “Welt Waffen W. Germany, Cal.765 mm, Browning”, me të cilën personi nën Elvis Shkambi, dyshohet se ka kryer ngjarjen.

Pas kontrollit të bërë, armës i është hequr krehëri i saj, ku është konstatuar se arma kishte një fishek në folenë e saj gati për qitje dhe në krehër ishin dhe dy fishekë të tjerë të vendosur.

Në parkingun e Xhamisë së Namazgjasë është gjetur automjeti i markës “Mercedez Benz”, me traga AA900AA, në pronësi të Gjon Shkambi, ku gjatë këqyrjes dhe kontrollit të këtij automjeti janë gjetur dhe sekuestruar në 31 copë fishekë të kalibrit 9 mm, në dukje fishekë manovër.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…