Dy 16 vjecare hapin v*rrin e vjetër në Pogradec, policia tm*rrohet kur shikon cfare i benin te vd*kurit

Policia e Pogradecit ka finalizuar një operacion hetimor që ka çuar në arrestimin e dy 16-vjeçarëve, të cilët dyshohet se janë autorët e një ngjarjeje të rëndë të ndodhur në muajin maj të këtij viti.

Sipas njoftimit zyrtar, të miturit kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një banese, duke goditur shtëpinë e një 42-vjeçari që ushtron detyrën e inspektorit të pyjeve pranë Bashkisë së Pogradecit.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja ka qenë e qëllimshme, ndërsa pas të shtënave, autorët janë larguar me shpejtësi dhe kanë shkuar në varrezat e qytetit, ku kanë hapur një varr të braktisur për të fshehur armën e krimit, një automatik të llojit kallashnikov.

Pas një periudhe disa mujore ndjekjeje dhe punë operative, policia ka arritur të zbulojë vendndodhjen e armës, duke e sekuestruar së bashku me një sasi municioni luftarak dhe gëzhoja të modelit 56, të cilat përputhen me armën e përdorur në ngjarje.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se njëri nga 16-vjeçarët është person i njohur për policinë, pasi më herët ka qenë i proceduar për plagosje me thikë ndaj një bashkëmoshatari pas një konflikti banal

Për këtë arsye, hetuesit po verifikojnë nëse i mituri ka qenë pjesë e ndonjë grupi të strukturuar të të rinjve që mbajnë armë në zonë, apo nëse ngjarja lidhet me ndonjë hakmarrje ose presion ndaj inspektorit të pyjeve, i cili në ushtrim të detyrës së tij ka bllokuar shpesh raste të prerjeve të paligjshme të druve në zonat malore të Pogradecit dhe Çervenakës.

Në banesën e njërit prej të rinjve, gjatë kontrollit të ushtruar nga forcat e rendit, u gjetën gjithashtu fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe disa prova të tjera materiale që do t’i nënshtrohen ekspertizës balistike. Ndërkohë, Policia ka bërë me dije se hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht motivin e ngjarjes dhe për të identifikuar persona të tjerë që mund të kenë ndihmuar autorët në fshehjen e provave.

Të dy të arrestuarit do të përballen me akuzat për “Vrasje të mbetur në tentativë”, “Mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit luftarak” dhe “Prishje e varreve”, ndërkohë që materialet i janë referuar Prokurorisë së Pogradecit për veprime të mëtejshme procedurale

Related Posts

Mjerim ekstrem në Elbasan, dy të moshuar dhe djali i s*murë jetojnë në kushte çnj*erëzore

Dy të moshuar dhe djali i tyre i sëmurë jetojnë në mjerim ekstrem në lagjen “Aqif Pasha” në Elbasan, mes varfërisë, sëmundjes dhe mungesës totale të kushteve…

Burri vr*u gruan dhe më pas veten, familjari nxjerr tjeter detaj te tm*rrshem per ngjarjen…

Krimi i rëndë që tr*onditi opinionin publik më 2 janar të këtij viti, ku burri vr*au gruan dhe më pas veten, është rikthyer sot në emisionin ‘Me…

Kush e donte jashtë Altin Ndocin? Gazetarja zbulon “sekretin” e arratisjes nga burgu

Në lidhje live për Euronews Albania, gazetarja Aida Topalli tha se arratisja e Altin Ndocit ditën e djeshme nga burgu i Durrësit nuk erdhi nga hiçi. Sipas…

“Kanë ndryshuar fashat e pagave”, reagojnë Tatimet: Ja sa bëhet rroga minimale dhe ajo maksimale

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) ka njoftuar zyrtarisht ndryshimin e niveleve të pagave referencë në vend, një masë që ka hyrë në fuqi që nga fillimi…

“Do të heqin qafe një barrë të madhe!”- Pas 14 janarit, 3 shenja të zodiakut i presin ditët më të mira dhe pozitive

Pas 14 janarit 2026, të tre shenjat e zodiakut mund të presin një përmirësim të ndjeshëm në jetë, sepse hëna e re në rënie në Akrep sjell…

Horoskopi ditor, E enjte 15 janar 2026

Dashi Dite e mrekullueshme kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do provoni eksperienca te reja me partnerin tuaj dhe do ndiheni…