Refuzuan dëbimin, banorët mbushin me gaz shtëpinë: Vriten 3 policë, plagosen 15 të tjerë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur provincën e Veronës në orët e para të mëngjesit të së martës, ku një shpërthim i fuqishëm shkatërroi një shtëpi në zonën Castel d’Azzano, duke lënë të vdekur tre karabinierë dhe duke plagosur 15 persona të tjerë, mes tyre efektivë të policisë dhe ushtarakë.

Viktimat e kësaj ngjarje tragjike janë: Marco Piffari, 56 vjeç, Valerio Daprà, 56 vjeç dhe Davide Bernardello, 36 vjeç. Ndërkohë, njëmbëdhjetë karabinierë dhe katër oficerë policie ndodhen të shtruar në spitalet lokale me lëndime të rënda, por jo kërcënuese për jetën.

Sipas raportimeve paraprake, shpërthimi ndodhi në momentin që policia po tentonte të hynte në banesën e tre vëllezërve e motrës Ramponi, të cilët prej muajsh kishin refuzuar të evakuoheshin nga banesa që u ishte sekuestruar për shkak të problemeve me borxhet dhe hipotekën. Shpërthimi u shkaktua nga një bombol gazi, e aktivizuar në çastin që efektivët hapën derën e shtëpisë.

Forcat Speciale të Karabinierëve dhe njësia UOPI, e specializuar në ndërhyrje të rrezikshme, kishin mbërritur në zonë për të zbatuar urdhrin e gjykatës, ndërsa në vend ishin të pranishëm edhe ambulanca dhe zjarrfikës, të cilët kishin marrë masat për çdo emergjencë të mundshme. Por askush nuk e kishte parashikuar përmasën shkatërruese të sulmit.

Ngjarja nuk ishte plotësisht e papritur. Familja Ramponi: Franco, Dino dhe Maria Luisa, fermerë të moshës së tretë, kishin kryer dy akte të ngjashme vitin e kaluar, ku kishin kërcënuar të hidheshin në erë me gaz në momentin e ardhjes së përmbaruesve. Ata madje ishin ngjitur edhe në çati, duke kërkuar ndërhyrjen e zjarrfikësve dhe policisë. Pas asaj ngjarjeje, u vendosën në paraburgim, por u lanë të lirë më pas.

Sipas Prokurorisë së Veronës, në banesë ishin gjetur dëshmi për përgatitje koktejesh molotov, duke e përforcuar pistën e një akti të paramenduar dhe kriminal.

Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa u dëgjua në një rreze prej 5 kilometrash dhe shkaktoi shembjen totale të shtëpisë dykatëshe, duke zënë poshtë pjesëtarët e forcave të rendit që ndodheshin aty pranë.

Tre të dyshuarit Franco, Dino dhe Maria Luisa Ramponi janë identifikuar si përgjegjës të mundshëm të atentatit dhe hetimet janë përqendruar për të zbuluar nëse shpërthimi është kryer me vetëdije për të shkaktuar viktima, apo ishte thjesht një akt dëshpërimi me pasoja të rënda. Aktualisht, prokuroria ka nisur hetimin për vrasje të shumëfishtë, plagosje të rëndë dhe shkatërrim me eksploziv, ndërkohë që trupat e viktimave janë nxjerrë nga rrënojat dhe po kryhen procedurat e identifikimit dhe autopsisë.

 

Related Posts

TR*NDITËSE, dy persona gjenden të vd*kur në një furgon…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Angli, ku dy persona janë gjetur të vdekur brenda një furgoni kampingu, pas pjesëmarrjes në një festival në parkun kombëtar,…

Vr au vëllanë dhe kunatën, dënohet me burgim të përjetshëm Arsen Muskurti

Gjykata e Tiranës ka dënuar me burgim të përjetshëm, Arsen Muskurtin, i cili vrau vëllain dhe kunatën e tij, Dritan e Nora Muskurti, pas konflikteve mes tyre….

“Paradite është President, pasdite punon mjek”, Bardhi: Begaj rezulton i punësuar në një klinikë private mjekësore

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka deklaruar se Presidenti i Republikës Bajram Begaj përveç detyrës së tij si kreu i Shtetit rezulton i punësuar…

“GoFoundMe” për Elvis Shkambin, avokati i autorit të vr asjes së gjyqtarit Kalaja: Llogaria u hap për…

Avokati i Elvis Shkambit, Kujtim Ibraj ka four për herë të parë për hapjen e një llogarie ‘GoFoundMe’ për klientin e tij. Në një lidhje të drejtpërdrejtë…

Stuhi dhe shi nga NESER/ IGJEUM paralajmëron: Ja zonat që rrezikojnë për përmbytje

Dielli pritet t’ia lërë vendin shiut. Nga enjtja meteorologët parashikojnë kthim të reshjeve në disa qytete për tu shtrirë në të gjithë territorin të premten. Në jug…

Qeveria në lëvizje! Largime të papritura, emra të rinj në skenë, kush u ‘pre’ nga Rama

Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave janë bërë disa ndryshime në përbërjen e institucioneve: Znj. Vilma Premti emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme; Z. Besjan…