“S’kam gjë me ty”, rrëfimi tronditës i sekretares: E pashë gjyqtarin Kalaja të rrëzohej, i vendosa duart në kraharor…

“Sapo shpalli vendimin gjyqtari u ngrit dhe u kthye në krahun e tij të djathtë për të shkuar drejt dhomës së këshillimit. Në këtë moment Elvis Shkambi, është afruar para podiumit të gjyqtarit dhe e gjuajti me pistoletë. Unë u ngrita në këmbë dhe vendosa duart në kraharor. Ky person u kthye nga unë dhe më tha: Nuk kam gjë më ty! Ai gjuajti përsëri ndaj gjyqtarit”.

Kjo është dëshmia tronditëse e sekretares së Apelit, e cila iu rrëfeu hetuesve momentet e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit në gjykatën e Apelit.

Sekretarja shpjegoi se tentoi t’i jepte ndihmë gjyqtarit duke shtypur plagën me peshqir, por ai nuk reagoi.

Autori i dyshuar i vrasjes Elvis Shkambi pretendonin se në momentin që qëlloi gjyqtarin ndjeu urrejtje të madhe për vendimin e padrejtë të dhënë ndaj tyre.

Pasi e vrau gjyqtarin Kalaja, 30-vjecari Elvis Shkambi la qetësisht sallën e gjyqit dhe teksa dilte në oborrin e gjykatës së Apelit i dorëzoi pistoletën nëpunësit gjyqësor Bledar Panariti. Në dëshminë e tij para hetuesve, Panariti tregon momentet kur u përball vrasësin e gjykatësit.

“Ndodhesha në sallën nr.4 të gjykatës në pritje të shpalljes së një vendimi kur dëgjova mbi tre të shtëna arme zjarri që mu duk sikur vinin nga brenda ambientit të gjykatës. Pashë njerëz që nisën të dilnin nga salla numër tre dhe prej andej dëgjova të bërtitura si zëra femrash. U afrova të dera e sallës numër 3 ku prej andej doli një person me shtat të shkurtër, me fytyrë rrumbullake, racë e bardhë, rreth moshës 45-50 vjeç. Ai u afrua më la në dorë një pistoletë dhe u largua prej aty. Instinktivisht pistoletën e ka futa në xhepin e pantallonave. Nuk hyra në sallën 3 por kam lëvizur duke kërkuar ndihmë”, shpjegon dëshmitari.

LEXO “Nuredin Dumani u angazhua me “çunat e Fushë-Krujës””, Alibej vijon dëshminë: E dinim që Talo Çela do bëhej i gjallë pas vrasjes së Dorjan Shkozës
Dëshmitari shpjegoi se forcat Shqiponja tentuan ta arrestonin, drejtuesi i tyre iu tha se isha punonjës i gjykatës. “Forcat Shqiponja më kërkuan të kthehesha pas dhe të mos lëvizja, me qëllim që të më arrestonin.

Drejtuesi i tyre iu tha se isha punonjës i gjykatës. U prezantova si punonjës i gjykatës dhe iu tregova punonjësve të policisë bexhën dhe iu thashë që armën e kisha futur në xhep”, tregon më tej ai.

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja u trajtua mbrëmjen e së martës në emisionin “Në shënjestër” me autore gazetaren Klodiana Lala, ku u hodh dritë mbi të gjithë dinamikën e krimit që tronditi themelet e drejtësisë shqiptare.

Related Posts

Deri në 13 orë në ditë! Parlamenti grek miraton projektligjin për zgjatjen e orarit të punës. Protestojnë sindikatat

Parlamenti grek ka miratuar të enjten një projektligji që u lejon punëdhënësve të sektorit privat të zgjasin orarin e punës. Ky projektligj është miratuar pavarësisht protestive të…

Horoskopi ditor, e premte 17 tetor 2025

Dashi Dite shume e veçante kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Marsi do provokojnë fantazinë dhe pasionin ndërmjet jush. Shfrytëzoni çdo sekonde. Beqaret…

“E doja, por e meritoi!”- Vr*u me thikë bashkëshorten, dënohet me b*urg përjetë shqiptari! Dëshmia tr*nditëse e vajzës së tyre dhe vëllait të viktimës: E rrihte gjatë gjithë kohës

Gjykata e Athinës ka dënuar me burgim të përjetshëm 52-vjeçarin shqiptar, Eduard Danaj, i cili u shpall fajtor për vrasjen e bashkëshortes së tij, Enkelejda Danaj, ngjarje…

Miratohet LIGJI! Ky shtet vendos ZERO taksa për prindërit me dy fëmijë

Presidenti i Polonisë ka nënshkruar një ligj të ri që prezanton taksë zero mbi të ardhurat personale (PIT) për prindërit që rrisin të paktën dy fëmijë, një…

Zbulon burrin me të dashurën në stadium, reagimi bëhet viral (Video)

Spektakli i një ndeshjeje futbolli u shndërrua shpejt në një telenovelë. Në tribunat e stadiumit Ilha do Retiro në Recife të Brazilit, pak para fillimit të ndeshjes…

Tra’gjike / Vuante nga epiIepsia, 36-vjeçari hapi krahun dhe ndërroi j*të në makinë

Policia e Vlorës ka dhënë informacion për ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e sotme në afërsi të fshatit Bishan, në aksin Levan-Vlorë, ku një shofer u…