Debat i nxehtë në Kuvend! PS vendos: Nuk ka gjini të tretë, vetëm burrë dhe grua

hoqëri tradicionale apo mbështetje për komunitetin LGBTI? Debati publik për gjinitë në Shqipëri, duket se është drejt fundit.

Projektligji për barazinë gjinore që kërkon gjithë përfshirjen përtej konceptit binar burrë -grua propozohet të ndryshojë sërish, duke u kthyer në i ngjashëm me versionin e parë.

Grupi parlamentar socialist me firmën e kryetarit Taulant Balla ka hartuar disa amendamente në të cilat kundërshton copëza të draftit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale të dërguar në Kuvend.

“Legjislacioni aktual i BE-së për barazinë gjinore, të cilat pretendohet të përafrohen përmes këtij projektligji, nuk parashikojnë një “gjini të tretë” apo kategori të tjera përtej binaritetit burrë-grua. Përkufizimi aktual i gjinisë në Bashkimin Europian nuk mund të interpretohet si krijim i kategorive të reja juridike të gjinisë përtej binaritetit burrë-grua, gjë që nuk mbështetet nga acquis-i”-grupi parlamentar i PS.

Mazhoranca i propozon komisionit të shëndetësisë dhe mirëqënies sociale , në cilësinë e komisionit përgjegjës, të njohë vetëm dy gjinitë dhe të zëvendësojë fjalët “trajtim të barabartë pavarësisht përkatësisë gjinore” me “trajtim të barabartë mes grave dhe burrave”. Gjithashtu, kreu i grupit të PS kërkon fshirjen e konceptit “për shkak të përkatësisë së shumëfishtë, apo përkatësisë së ndërthurur. Përveç nenit 10 të projektligjit ku kërkon që termi i “gjithëpërfshirjes dhe përkatësia e shumëfishtë” i përfshirë për gjuhën e përdorur nga institucionet për hartimin e politikave, strategjive apo çdo lloj informacioni, të ndryshojë me fjalën “vulnerabilitet”.

“Këto terma i japin projektligjit një qasje të dukshme drejt “humbjes” së konceptit klasik, pra gjinisë mashkullore dhe gjinisë femërore. Shoqëria shqiptare e koncepton gjininë të ndarë në konceptin burrë dhe grua dhe ky koncept është përfshirë gjithashtu në të gjithë legjislacionin në fuqi, që rregullon të drejtat e individit, kundër diskriminimit, Kodin e Familjes, Kodin e Punës dhe ligjin e nëpunësit civil etj. Futja e këtyre koncepteve të sipërcituara në projektligj ndikon në mosharmonizimin e tij me legjislacionin në fuqi, i cili pranon konceptin binar “burrë dhe grua”.”

Në dokumentin ekskluziv të siguruar nga Top Channel, një tjetër kërkesë është të hiqen fjalët “lufta kundër steriotipeve gjinore”.

Kundër në amendamente shprehen edhe për detyrimin ligjor të punëdhënësit që të promovojë shpërndarje të barabartë ndërmjet grave dhe burrave, të rejave e të rinjve në të gjithë diversitetin e tyre, kërkohet të mos njihet diversiteti dhe të hiqet si fjalë.

Related Posts

DENONCIM/ “Shqiptarët në Angli të kenë kujdes nga Arta, u merr paratë dhe zhduket”

Një shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, Bledar Rexha, ka denoncuar një rast të dyshuar mashtrimi, ku një zonjë me emrin Arta Hysi, që vepron në rrjete sociale,…

Dorëhiqet Kryeinspektori i Përgjithshëm Shkëlqim Hajdari, babai i Arbër Hajdarit

Ka dhënë dorëheqjen nga posti i Kryeinspektorit të Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari, babai i Arbër Hajdarit. Hajdari mbante këtë post që prej vitit 2016 kur u emërua nga…

Shqiptari rrҽh gruan në prani të fëmijëve, telefonata në polici çon në arrҽstimin e tij

Karabinierët e Raguzës kanë arrestuar një shtetas shqiptar 29-vjeçar, i dyshuar për ushtrim dh une në familje, pas një episodi të rëndë të ndodhur në banesën ku…

‘O Fize, të dëshiroj si i ç’mendur, o shpirt’! Tha se e rr’ahën për një “like” në Facebook, motra e policit nxjerr mesazhet: Mecaj më ka përndjekur

Pak ditë më parë Altin Mecaj përfundoi në spital, sipas tij i rrahur nga tre persona në oborrin e banesës së tij në Fier. Për këtë incident…

“Rrinte tërë natën ‘live’ në TikTok!”- Tre fëmijët u gjetën vetëm në Durrës, babai: Vetëm kur i nisja lekë më lejonte të flisja me ta! E panë nënën Iak*riq! Ja si e zbulova që më tr*dhtonte

Babai i tre fëmijëve të cilët u gjetën vetëm në banesën e tyre në Durrës, ka rrëfyer se ka fakte që ish-bashkëshortja e tij, Blerina Basha e…

Akuzoi se e rrahën për një “like” në Facebook, motra e policit publikon mesazhet e Mecajt: Të dëshiroj si i çm’endur …

Pak ditë më parë Altin Mecaj përfundoi në spital, sipas tij i rrahur nga tre persona në oborrin e banesës së tij në Fier. Për këtë incident…