“Nxitën konfliktin që çoi në përgjakje”/ Detaje nga vr asja e grekut dhe punëtorit shqiptar: Roli i 2 të rinjve në ekzekutim!

Policia greke ka publikuar detaje të reja në lidhje me arrestimin e dy 22-vjeçarëve të dyshuar si autorë të vrasjes së dyfishtë në Finikounda, ku mbetën të vrarë një shtetas grek, pronari i një kampingu, dhe punonjësi i tij shqiptar.

Sipas njoftimit zyrtar, të rinjtë akuzohen si nxitës fizikë dhe moralë të krimit të ndodhur më 5 tetor në qytetin bregdetar të Messinisë. Gjatë hetimeve, autoritetet kanë sekuestruar rrobat dhe pajisjet që njëri nga të dyshuarit kishte veshur në momentin e ngjarjes, si dhe një telefon celular, i cili aktualisht po analizohet në laboratorët mjeko-ligjorë për të zbuluar kontakte dhe të dhëna të mundshme për hetimin.

Njëri prej të arrestuarve ka mohuar përfshirjen direkte në vrasje, duke deklaruar përmes avokatit të tij se nuk ka shtënë me armë zjarri dhe se nuk ka marrë pjesë në ekzekutimin e viktimave.

Ndërkohë, në hetim është përfshirë edhe një person i tretë, i cili rezulton të ketë pasur komunikime telefonike me një nga 22-vjeçarët pak para krimit dhe gjithashtu me një numër që gjendej brenda kampingut në momentin e ngjarjes.

Bashkëpunëtori i dytë, i cili ishte nën mbikëqyrje nga policia, u paraqit vullnetarisht në komisariat dhe rrëfeu përfshirjen e tij në këtë çështje. Vendimi për t’u dorëzuar erdhi pas publikimit në media të një fotografie ku të dy të rinjtë shiheshin duke lëvizur me një skuter.

Disa orë pas vetëdorëzimit të bashkëpunëtorit, autoritetet greke arrestuan edhe 22-vjeçarin e dytë, në momentin që po largohej nga banesa e tij në zonën e Kallitheas, në Athinë.

Hetimet mbi motivet dhe detajet e plota të ngjarjes së rëndë vijojnë, ndërsa autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë e përfshirjes së të tjerëve në organizimin apo ekzekutimin e vrasjes.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…