“FBI-ja britanike” operacion masiv në Ballkan, hetime “çunave të Londrës” edhe në Shqipëri

Një operacion i gjerë ndërkombëtar do të zhvillohet në Ballkanin Perëndimor, me qëllim goditjen e rrjeteve të trafikut të kokainës që veprojnë nga Amerika Latine drejt Europës. Në qendër të këtij aksioni ndodhen grupet kriminale të njohura si “çunat e Londrës”, të cilat dyshohet se kanë lidhje të forta edhe në Shqipëri.

Sipas njoftimit të NCA, të cilës i referohet Top Channel, “FBI-ja britanike” ka ngritur një grup special hetimor në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese të vendeve të Ballkanit. Qëllimi është identifikimi dhe shkatërrimi i rrjeteve që kontrollojnë furnizimin e kokainës nga burimi në Amerikën e Jugut deri në tregjet e Europës.

Burime nga operacioni bëjnë me dije se Shqipëria, Serbia, Mali i Zi dhe Kosova janë përfshirë në hetime, si pika kyçe në rrugën ballkanike të drogës. Strukturat e përfshira dyshohet se menaxhojnë transportin përmes porteve në Adriatik dhe Mesdhe, duke përdorur kompani fiktive për të fshehur ngarkesat me drogë.

Në deklaratën zyrtare, zëvendësdrejtoresha e NCA-së, Kate Appleby, theksoi se: “Grupet kriminale nga Ballkani Perëndimor kanë një ndikim të madh në tregun global të kokainës. Ky operacion do të përqendrohet te individët dhe rrjetet që përbëjnë kërcënimin më të madh për sigurinë e vendeve tona.”

Ky bashkëpunim i ri ndërkombëtar vjen në kuadër të samiti të Ballkanit Perëndimor në Londër, ku është theksuar domosdoshmëria për forcimin e luftës kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave.

Sipas hetimeve paraprake, “çunat e Londrës” dyshohet se kanë ngritur një rrjet të sofistikuar furnizimi dhe shpërndarjeje, duke përdorur kontakte në Amerikën Latine, Afrikën Perëndimore dhe Europën Qendrore.

Hetimet pritet të zgjerohen edhe më tej në javët në vijim, ndërsa autoritetet britanike dhe ballkanike paralajmërojnë arrestime të bujshme në kuadër të këtij operacioni të përbashkët antidrogë.

Related Posts

Futbolli në zi, ndahet nga jeta trajneri legjendar

West Ham United ka njoftuar me dhimbje vdekjen e legjendës së klubit, Billy Bonds MBE, i cili është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare. Lajmi u bë…

M*shtrimi me bukët ne Shqiperi: “Mos i blini pas orës 17:00” — shitësja zbulon arsyen tr*nditese

“E ngrohin dhe e shesin si të freskët”: Shitësja e furrës së bukës zbulon mashtrimin e përditshëm që shumica e qytetarëve nuk e kuptojnë – Buka që…

Ngjarje TR*GJIKE/ 9-vjeçari q*llon veten aks*dentalisht në KOKË pasi gjeti një a*më në shtëpinë e…

Një djalë nëntëvjeçar është dërguar me urgjencë në spital pasi thuhet se është vetëqëlluar aksidentalisht me armë në kokë. Djali, i cili është në gjendje të rëndë,…

Vjen lajmi i KEQ per te gjitha ata qe kane makina, nga janari do paguani..

Nga janari i vitit 2026 pritet që tarifat e siguracionit të automjeteve të pësojnë një tjetër rritje, e dyta kjo në harkun kohor të 12 muajve. Vetë…

Ndodh në BBVK/ Babai i Tonit hyn në spektakël dhe ia ndalon rreptësisht lidhjen me këtë vajzë

Vizita familjare në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 4” solli një mesazh të fortë dhe të papritur, që pritet të ndikojë thellë në strategjinë e njërit…

Ndodh më në fund ‘mr*kulliua’! I dhanë 2% shanse për të JETUAR, gruaja “mp*sht” k*ncerin e gjirit FALË…

Një grua duket se është “shëruar” nga kanceri i gjirit, gati dy dekada pasi supozohej të vdiste nga kjo sëmundje. Ajo tani është një nga nëntë personat…