“U zumë për dritat e gjata të makinës”, zbardhet dëshmia e vr*sësit të biznesmenit italian

Është zbardhur dëshmia e autorit të vrasjes së biznesmenit italian në Salari të Tepelenës në orët e para të mëngjesit të së shtunës së 27 tetorit. 48-vjeçari Kamber Sulçe ka pranuar se ka qenë i vetëm në automjet dhe është përfshirë në një konflikt për dritat e gjata të makinës me Gazment Braçin dhe personat e tjerë të pranishëm.

Sulçe pretendon se është dhunuar dhe qëlluar i pari nga ata, ndaj më pas është larguar me makinë, ka marrë armën dhe ka nisur të qëllojë drejt tyre. Ai ka deklaruar se në momentin e ngjarjes ishte i dehur, ndërsa një dëshmitar i cili kishte konsumuar alkool me të atë natë, ka konfirmuar se Sulçe humbiste kontrollin kur ishte nën ndikimin e alkoolit.

Policia ka marrë me rezerva dëshminë e Sulçes, pasi nuk janë gjetur prova që pala tjetër e ka dhunuar ose ka qëlluar me armë. Gjithashtu, 48-vjeçari njihet si person problematik në zonë kur konsumonte alkool. Gjatë periudhës kur ishte shpallur në kërkim, Sulçe ka qëndruar i fshehur në stane në male.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…