Britanikja humbi je’tën gjatë zhytjes në Sarandë, i ati kërkon drejtësi: Banda e vr*sësit më theu brinjët e më k*rcënon

Tabloidi britanik “The Sun” ka publikuar një intervistë me babanë e Rebecca Gannon, 29-vjeçares që vdiq në 20 gusht 2022 gjatë një zhytjeje me bombola oksigjeni në bregdetin e Sarandës. Në intervistë, George Gannon shpreh zhgënjimin e tij për mungesën e drejtësisë dhe akuzon Saimir Kushovën, pronarin e kompanisë së zhytjes ku u organizua ekspedita fatale.

Ai pretendon se pajisjet e kompanisë, përfshirë bombolat e oksigjenit dhe jeleku shpëtues, ishin në gjendje të dobët dhe jashtë kontrollit, gjë që sipas tij shkaktoi tragjedinë. Babai i Rebecca-s thekson gjithashtu se është sulmuar dhe kërcënuar disa herë nga persona të lidhur me Kushovën, duke i kërkuar të largohet nga Shqipëria.

Rebecca, e cila kishte përvojë në zhytje në vende të ndryshme të botës, kishte zgjedhur këtë kompani pasi ajo pretendonte të ishte e vetmja e aprovuar nga qeveria shqiptare. Por dyshimet nisën që në momentin e nisjes, për shkak të gjendjes së dobët të pajisjeve.

George Gannon shpenzoi mbi 90,000 paund duke kërkuar drejtësi për vajzën e tij, por gjyqi kundër Kushovës është shtyrë tashmë gjashtë herë në një vit. Ndërkohë, pronari i kompanisë së zhytjes është arrestuar në Norvegji për akuza të tjera dhe ndodhet në burg.

“Isha aty për drejtësi, jo për t’u trembur. Nuk do të dorëzohem derisa të ketë përgjegjësi për atë që i ndodhi Beccie-t,” tha babai me zemër të thyer, i cili përfaqëson veten në gjykatë për shkak të mungesës së fondeve për avokat.

Ai pretendon se i kanë mbetur brinjë të thyera pasi miqtë e shefit të kompanisë së anijeve Saimir Kushova i janë hedhur mbi kokë ndërsa po dilte nga një restorant dhe e kanë kërcënuar se do ta vrasin nëse nuk largohet nga vendi.

Familja Gannon ka kaluar muaj të vështirë pas humbjes tragjike, duke humbur edhe biznesin dhe duke përballur presion dhe kërcënime në Shqipëri. Ndërsa hetimet vazhdojnë, shumë pyetje mbeten pa përgjigje mbi shkaqet dhe përgjegjësitë e kësaj ngjarjeje që tronditi komunitetin ndërkombëtar.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…