Poligoni “Action Target”, ku vr*u veten i riu, biznes i ortakut të qeverisë

Një ngjarje e rëndë ndodhi mesditën e sotme në ambientet e poligonit të qitjes “Action Target” në Tiranë, ku 35-vjeçari Bledi Hasani dyshohet se i dha fund jetës me armën që po përdorte gjatë stërvitjes. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:30, në rrugën “Dervish Hima”, në një mjedis ku klientët supozohet të jenë gjithmonë të shoqëruar nga një punonjës për të shmangur rreziqe të tilla.

Emiljano Dusha, pronari i poligonit “Action Target” ku ndodhi vetëvrasja e Bledi Hasanit, është një figurë e lakuar në skema të dyshuara korrupsioni dhe përfitimesh nga tenderë publikë, veçanërisht me Ministrinë e Brendshme. Ai është kallëzuar në SPAK për përfshirje në blerje votash në mbështetje të mazhorancës aktuale, ndërsa emri i tij është përmendur në disa media si i lidhur me kontrata të dyshimta të furnizimit për institucionet e sigurisë.

Në gusht 2025, Dusha themeloi dy kompani ushtarake M.K.D dhe GUNA TACTICAL në ortakëri me kompaninë shtetërore KAYO sh.a., e cila menaxhon asetet e industrisë ushtarake shqiptare. Përmes kompanisë së tij private MSSC, Dusha zotëron 80% të M.K.D, e cila ka si qëllim prodhimin dhe tregtimin e municioneve të kalibrave të vegjël dhe të mesëm, ndërsa GUNA TACTICAL, që merret me uniforma dhe aksesorë për forcat e sigurisë, zotërohet prej tij në masën 49%.

Megjithëse në letër shteti përfaqësohet nga KAYO me shumicën ose një pjesë të konsiderueshme të aksioneve, vendimmarrja reale dhe përfitimi financiar dominohen nga Dusha dhe MSSC, çka ka ngritur akuza për një privatizim të kamufluar të sektorëve strategjikë të mbrojtjes. Ekspertë të fushës e kanë cilësuar këtë model si një formë të kapjes së industrisë ushtarake nga interesat private me lidhje të forta politike.

Drejtimin e KAYO-s e mban Ardi Veliu, ish-drejtor i Policisë së Shtetit, një tjetër figurë e përfolur për lidhje klienteliste dhe menaxhim të dyshimtë të tenderëve publikë. Ky rrjet ortakërish dhe kompanish e vendos Dushën në një pozitë të fuqishme kontrolli mbi furnizimet ushtarake, ndërkohë që mungesa e transparencës në krijimin e këtyre shoqërive, të regjistruara brenda pak ditësh, shton dyshimet për favorizime dhe përdorim politik të sektorit të sigurisë.

Related Posts

Hyri për trajtim, doli me atak kardiak: rasti tr*nditës i 16-vjeçares Monika Dedushi

Vajza në foto është Monika Dedushi, 16-vjeçarja që ka ndërruar jetë një ditë më parë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, duke tr onditur familjen dhe opinionin publik….

Qeveria njoftoi reformën e pensioneve, 75 mijë pensionistë nuk përfitojnë kompensim këtë vit

Shumë pensionistë janë surprizuar këtë janar, teksa pensioni i tyre nuk kishte pësuar ndryshim, edhe pse qeveria njoftoi se 2026 është viti i reformës së pensioneve. Institucionet…

“Tërmetet në tru” që mund të ndryshojnë atë që dimë për skizofreninë

“Trumbjet e trurit” janë ndërprerje të papritura në lidhjen e rrjetit të trurit, të cilat ndodhin shumë më shpesh tek njerëzit me psikozë sesa tek individët e…

Mark Zuckerberg parashikon fundin e telefonave inteligjentë, ja pse

Që nga lançimi i iPhone në vitin 2007, telefonat inteligjentë janë bërë pika qendrore e jetës sonë të përditshme. Ata tani janë mjete të domosdoshme, që shihen…

Bletët mund të mbajnë sekretin e komunikimit me alienët

Meqenëse bletët i kuptojnë konceptet themelore matematikore, matematika mund të përdoret si gjuhë komunikimi me alienët, argumentojnë studiuesit. Sipas një eksperimenti të ri mendor të paraqitur nga…

Fundi i mundshëm i Kadyrov-ëve: “Kasapi i Groznit” në gjendje kritike, edhe djali trashëgimtar mes jetës dhe vd*kjes

Epoka e përgjakshme e familjes Kadyrov në Çeçeni mund të jetë duke shkuar drejt fundit. Ramzan Kadyrov, 49 vjeç, lideri autoritar i republikës çeçene dhe një nga…