“Hetim keqdashës, i qëllimshëm e në kundërshtim me ligjin”, avokatët e familjes Veliaj: U vu në hetim që në mars dhe u mbajt e fshehtë!

Mbrojtja juridike e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj ka shpërndarë një koment në lidhje me hetimin e SPAK dhe mënyrën sesi është menaxhuar informacioni i shpërndarë ndaj këtij hetimi.

Publikimi i argumenteve ligjore të Veliajt vjen pasi SPAK reagoi me një njoftim zyrtar ku rendiste katër veprat penale që po heton.

Sipas mbrojtjes së Veliajt, rrëzohen të gjithë argumentin e përdorur ndaj SPAK, duke e konsideruar hetimin si keqdashës, të qëllimshëm dhe në kundërshtim me ligjin.

Hetim keqdashës, i qëllimshëm dhe në kundërshtim me ligjin

1. Nisja e procesit hetimor pa dyshim të arsyeshëm

• Procesi hetimor është iniciuar mbi bazën e një kallëzimi anonim dhe të dhënave të supozuara (fiktive), pa u paraqitur prova ose indicie të mjaftueshme që të krijojnë dyshimin e arsyeshëm ligjor.
• Nuk kuptohet qartë vepra penale për të cilën është kallëzuar ose dyshohet E.V.
• Nëse kallëzimi është bërë konkretisht në emër të EV, prokurori kishte detyrimin ligjor ta regjistronte emrin e tij në regjistrin e veprave penale. Nga ai moment duhej të fillonte edhe llogaritja e afatit gjashtëmujor të hetimit.

2. Fshehja e faktit të vendosjes në hetim të EV dhe familjes

• EV dhe familja e tij janë vënë në hetim faktik që në muajin mars 2024, por ky fakt është mbajtur i fshehtë nga Prokuroria, me pretendimin se hetimi po bëhej “për veprën penale” dhe jo “kundër personit”.

• Megjithatë, veprimet hetimore të kryera kanë qenë të përqendruara realisht te persona konkretë, duke krijuar situatën e një hetimi substantivisht individual ndaj EV (dhe të tjerëve), pa e njoftuar zyrtarisht këtë status.

3. Kërkesa për kontrolle dhe sekuestrimin e telefonave pa mandat

• Prokuroria ka kërkuar kontrolle dhe ka kryer sekuestrimin e telefonave, në mungesë të një urdhri të posaçëm gjyqësor (mandati), duke shkelur procedurën ligjore në fuqi.

• Telefoni është marrë jo vetëm pa vendim gjykate (madje gjykata nuk e ka pranuar kërkesën e prokurorit), por edhe pa pëlqimin e përdoruesit. Ai nuk është sekuestruar si një objekt me të cilin është kryer një vepër penale, por me qëllimin për të kërkuar të dhëna që mund të përdoreshin në një vepër të supozuar. Me fjalë të tjera, ka qenë një sekuestrim në kërkim të veprës, jo i provës për një vepër penale të përcaktuar.

4. Intimidimi dhe dhuna agresive ndaj të thirrurve si “persona në dijeni”

• Personat e thirrur me cilësimin “persona në dijeni” janë përballur me qasje kërcënuese dhe dhunë të stilit “sigurims”, duke u detyruar përmes presioneve dhe frikësimit të dëshmojnë kundër vetes.

5. Keqpërdorimi i cilësimit “persona në dijeni” për EV dhe AX

• Edhe pse EV dhe AX janë de facto nën hetim, janë thirrur nga Prokuroria si “persona në dijeni” me qëllim që t’i detyrojnë të dëshmojnë kundër vetes ose anëtarëve të familjes, duke i privuar kështu nga e drejta e detyrueshme për avokat mbrojtës.

6. Tejkalimi i afateve hetimore

• Afatet hetimore janë tejkaluar. Sipas ligjit, periudha gjashtëmujore e hetimit duhet të fillojë që në momentin kur ndaj EV dhe AX kanë nisur veprimet hetimore specifike, e jo më vonë.

7. “Fishing expedition”

• Hetimi duket i qëllimtë ndaj një individi, jo për një vepër penale të caktuar, por për vetë personin (E.V), me synimin për ta kapur medoemos në një shkelje, qoftë penale apo administrative.

8. Dalja në media e informacioneve mbi hetimin

• Informacione të ndryshme lidhur me hetimin janë transmetuar në media, duke krijuar hapësirë për interpretime keqdashëse dhe denigruese ndaj figurës së kryetarit të bashkisë. Kjo ka nxitur një perceptim publik të fajësisë së EV, duke dëmtuar parimin e prezumimit të pafajësisë dhe duke cenuar barazinë e palëve në proces.

• Një veprim i tillë mund të përbëjë shkelje të rënda, qoftë përmes dashjes apo neglizhencës, pasi përbën keqadministrim të hetimit dhe dëmton integritetin e procedurës penale./top channel

Related Posts

Agim Ademi paralajmëron “Iuftë” të vërtetë SHQIPTARO-TURKE: Erdogan do të vijë në Kosovë për ta parë ndeshjen?

Huazuar nga Insajderi/ Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka folur rreth ndeshjes Kosovë-Turqi që zhvillohet këtë të martë. Ademi ka sqaruar se Federata…

KATASTROFË TOTALE, SHBA nis PUSHTIMIN? 10 MIJE TRUPA GATI TË HYJNE NE IRAN!

Situata në Lindjen e Mesme po shkon drejt një përshkallëzimi alarmant, ndërsa raportet e fundit flasin për një mobilizim të madh ushtarak nga SHBA në rajon. A…

Kreshnik Osmani zbulon të fshehtat: Netanyahu mashtroi Trump? Vjen kthesa e madhe në luftën me Iran!

Një skenar i rrezikshëm gjeopolitik duket se po merr formë, ndërsa lufta mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit po hyn në një fazë gjithnjë e më të paqartë…

‘Së shpejti do flemë bashkë’, historia e Sarës dhe Mozës, të qeshura mes fermerëve

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti së fundmi është bërë pjesë e spektaklit më të ndjekur të momentit ‘Ferma VIP 3’. Mimoza ka spikatur për batuat e saj dhe së…

“Grupi më i rrezikshëm kriminal”, Klodiana Lala zbërthen organizatën e Vlorës: Inez Hajrulla dyshohet se fshihet në Greqi, u ‘tradhtua’ nga gabimi i të dashurës

Gazetarja Klodiana Lala zbardhi detaje edhe nga hetimi i organizatës kriminale të vrasjeve dhe trafikut të drogës në Vlorë, e drejtuar nga Inez Hajrulla, i cili ndodhet…

Lajm i zi/ Ndahet nga jeta këngëtarja e madhe

Këngëtarja e njohur greke Marinella është ndarë nga jeta në moshën 87 vjeç , pasi luftoi me pasojat e një goditjeje të rëndë në tru që pësoi…