Ndërron jetë analisti i njohur amerikan i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski

18 Tetor, 2025
SHBA- Analisti i njohur i çështjeve euroaziatike dhe Ballkanit, Janusz Bugajski, ka ndërruar jetë. Lajmin e ka bërë të ditur ish-drejtori në Zërin e Amerikës, Elez Biberaj, i cili ka shprehur dhimbje të thellë për humbjen e mikut dhe kolegut të tij të afërt.

Me anë të një njoftimi në rrjetet sociale, Biberaj shkruan se mungesa e Janusz Bugajski do të ndihet thellë nga të gjithë ata që e kanë njohur.

“U trondita dhe u pikëllova thellësisht kur mësova për ndarjen nga jeta të mikut dhe kolegut tim të afërt, Janusz Bugajski. Janusz ishte një analist brilant i çështjeve euroaziatike, një autor tepër produktiv, botimet e të cilit ndikuan thellësisht në mënyrën se si e kuptojmë rajonin, dhe një mbrojtës i palëkundur i demokracisë, qeverisjes së mirë dhe lirisë së shtypit. Ai ishte një mysafir i rregullt dhe shumë i vlerësuar në transmetimet e “Voice of America”, ku analizat e tij ishin gjithmonë të qarta, parimore dhe të thella në përmbajtje. Gjatë viteve kemi punuar së bashku në shumë projekte, veçanërisht në ato që lidhen me Ballkanin. Gjatë kësaj kohe, unë mësova ta admiroj jo vetëm për intelektin e tij, por edhe për integritetin, humorin fin dhe përkushtimin e palëkundur ndaj vlerave që ai mbronte me pasion. Mungesa e tij do të ndihet thellë nga të gjithë ne që patëm privilegjin ta njihnim dhe të punonim me të. Do të më mungojë jashtëzakonisht shumë,” shkruan Biberaj.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…