E adoptuan që në moshën 3-vjeçare, vajza vjen pas 29 vitesh nga Franca për nënën biologjike!

Në vitin 1999, një vajzë e vogël që s’kishte mbushur ende 3 vjeçe, u largua nga Shqipëria sepse rrethanat bënë që një familje franceze ta adoptonte. Vajza quhet Linda dhe ndoshta nuk do të kthehej më kurrë në Shqipëri nëse pas 29 vitesh, nëna e saj biologjike nuk do ta kërkonte përmes “Ka Një Mesazh Për Ty.”

Për Lindën, vendimi për të ardhur në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan nuk ka qenë i lehtë. Krah saj gjenden babai birësues, Filipi dhe mikesha e programit, Mimoza. Mes shumë emocionesh, Filipi tregon sesi ndodhi që ranë në gjurmët e Lindës vite më parë.

Ardit Gjebrea: Ju keni marrë pjesë më përpara në ndonjë program televiziv në Francë apo jo?

Filip: Jo, asnjëherë!

Ardit Gjebrea: Ndërkohë Linda, si ndihesh sot?

Filip: Ndihem mirë.

Ardit Gjebrea: Po z. Filip? Di që nuk ke fjetur mirë mbrëmë.

Filip: Pak kam fjetur.

Ardit Gjebrea: Ke fjetur pak sepse je i merakosur për çfarë?

Filip: Për pak nga të gjitha, nga situata në fakt…

Ardit Gjebrea: Jam kureshtar të di, si morët vendimin që të adoptonit një vajzë?

Filip: Në fakt ka ardhur në mënyrë natyrale adoptimi i Lindës.

Ardit Gjebrea: Dhe pse zgjodhët Shqipërinë dhe jo Francën apo një shtet tjetër?

Filip: Arsyeja është që na kishin propozuar një vajzë në Shqipëri dhe ne u nisëm menjëherë.

Ardit Gjebrea: Ju kishin propozuar Lindën apo ndonjë vajzë tjetër?

Filip: Jo, jo Lindën.

Ardit Gjebrea: Z. Filip, si ka qenë Linda e vogël?

Filip: Nuk ishte shumë e madhe, ishte e vogël. Ishte fëmijë i gjallë, lëvizte, nuk qante shumë.

Ardit Gjebrea: Kur i keni treguar për herë të parë Lindës që nuk ishte vajza juaj biologjike?

Filip: I kam treguar që kur filloi të kuptonte dhe të fliste frëngjisht. I tregoja fotot.

Ardit Gjebrea: Në momentin që morët vesh që Lindën dikush e ka kërkuar, cili ishte reagimi i parë i juaji?

Filip: Ne i thamë Lindës të bënte si të donte. Është ajo që vendos se çfarë të bëjë.

Ardit Gjebrea: Jeni shumë i lidhur me të? Ju apo bashkëshortja, kush e ka lidhjen më të fortë?

Filip: Unë jam më i lidhur me të.

Ardit Gjebrea: Pagjumësia juaj lidhet me merakun e babait që mos t’i marrin gocën apo për të ditur më shumë për nënën biologjike?

Filip: Me të dyja në fakt.

Linda thotë se nuk i ka shkuar kurrë ndërmend të kërkojë gruan që e solli në jetë. Ajo thotë se e ka përfytyruar që historia mund të ketë qenë e vështirë, por nuk e ka paragjykuar.

Ardit Gjebrea: Linda, kur more vesh për herë të parë historinë e adoptimit, ishe shumë e vogël, apo jo? Kuptoje? Çfarë mendoje?

Linda: Unë e kam ditur gjithmonë çfarë do të thoshte të ishe një vajzë e adoptuar. Kam qenë gjithmonë shumë e qartë për këtë gjë.

Ardit Gjebrea: Ke menduar ndonjëherë për nënën biologjike? Kush është? Si do të jetë? Të ka shkuar ndërmend ta kërkosh apo hiç fare?

Linda: Në fakt e di që është diçka e rëndë, por nuk e kam kërkuar dhe as nuk kam bërë përpjekje për ta kërkuar. Dhe nëse do më shkonte mendja një ditë për ta kërkuar, normal që do merrja disa informacione më parë.

Ardit Gjebrea: Dhe meqenëse ti dije që ishte nga Shqipëria dhe ti jetoje në Francë gjithë këto vite, kur flitej për Shqipërinë, kishe ndonjë ndjesi brenda teje apo indiferente?

Linda: Mund të them që kam patur, sepse duke e ditur që vij nga Shqipëria… Por pastaj..nuk di ç’të them…

Ardit Gjebrea: Ndërkohë kur gazetarët tanë të kontaktuan, ti ishe disi e shokuar që nëna jote biologjike po të kërkonte. Si e përjetove këtë moment dhe çfarë mendove?

Linda: Në fakt nuk e prisja për të qenë e sinqertë. Por nga ana tjetër ishte kënaqësi që ajo më ka kërkuar.

Ardit Gjebrea: E ke paragjykuar ndonjëherë nënën tënde?

Linda: E kam imagjinuar si mund të ishte historia, por nuk është se kam shkuar kaq larg…

Ardit Gjebrea: Ke hezituar për të ardhur apo pranove menjëherë të vije?

Linda: Kam hezituar pak në fillim, sepse kjo është si një aventurë e vogël. Kemi ardhur nga larg… Është interesante që kam ardhur bashkë me babin dhe kjo gjë më ka shtyrë të vij në Shqipëri.

Ardit Gjebrea: Të pëlqen Shqipëria?

Linda: Po, më pëlqen. S’mund të them jo.

Ardit Gjebrea: Di që je bërë edhe nënë e re?

Linda: Po, jam bërë nënë para pak kohësh.

/tvklan.al

Related Posts

Pjesë e faqeve “+18”, tifozja napolitane shtyn fort për Shqipërinë në “Air Albania”

Marika Frusho, tifozja e famshme e Napolit, e cila shpeshherë ka “tundur’ studiot televizive në programet sportive në shtetin fqinj, tashmë është “shqiptarizuar”. Prej kohësh ajo ka…

Horoskopi ditor, e hënë 20 tetor 2025

Dashi Dite shume e këndshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do i kuptoni me se miri kërkesat e partnerit tuaj dhe do…

Pamje me video nga brenda banesës që u shkrumbua në Maliq, çfarë la pas zjarri që i mori j*tën nënës dhe djalit të saj

Publikohen pamjet brenda banesës së familjes Hazisllari që u shkrumbua nga zjarri në Maliq. Në momentin e zjarrit në shtëpi kanë qenë nëna dhe 2 fëmijët e…

Tr*gjedia në Maliq, flet fqinja: Vajza u H0DH nga dritarja, i binte derës me shqelma!

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbarë vendin këtë të dielë, ku një banesë në Maliq u përfshi nga tymi pas një zjarri të papritur, duke i…

Thellohet tr*gjedia në Maliq – Pas nënës, vd*s edhe djali 14-vjeçar. Dy fëmijët vuanin nga spektri a’utik

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e dy personave ka tronditur qytetin e Maliqit këtë të shtunë, pas një zjarri që përfshiu një banesë familjare në…

TRAGJEDIA në Maliq/ 6-vjeçarja që i mbijetoi zjarrit niset me urgjencë drejt Tiranës! Si paraqitet gjendja e saj

Pas ngjarjes së rëndë që tronditi qytetin e Maliqit, ku nënë e bir humbën jetën si pasojë e një zjarri në banesë, vajza 6-vjeçare e familjes është…