Tr*gjedia në Maliq, flet fqinja: Vajza u H0DH nga dritarja, i binte derës me shqelma!

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbarë vendin këtë të dielë, ku një banesë në Maliq u përfshi nga tymi pas një zjarri të papritur, duke i marrë jetën një nëne dhe djalit të saj adoleshent. Viktimat janë 40-vjeçarja Merjeme Azizllari dhe djali i saj 14-vjeç, Luka Azizllari, ndërsa vajza 6-vjeçare ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Fqinja e familjes, Benereta Pashollari, në një prononcim për mediat, rrëfen momentet tragjike dhe jep detaje tronditëse mbi ngjarjen. Sipas saj, sfungjeri i një dysheku në banesë mori flakë, duke përhapur tym të dendur në të gjithë shtëpinë. Për shkak të mungesës së oksigjenit, nëna dhe djali nuk arritën të dilnin në kohë dhe humbën jetën si pasojë e asfiksisë.

Pashollari tregon gjithashtu se familja Azisllari përballej me kushte të vështira ekonomike. Kryefamiljari punonte për të siguruar të ardhurat minimale, ndërsa nëna kujdesej për fëmijët, të cilët, përballeshin edhe me vështirësi të veçanta shëndetësore.

“Familje punëtorë, ishin me ekonomi të dobët. Babai i fëmijëve punonte, ajo mbante dy fëmijët, i ushqente me aq sa kishte mundësi. Bashkia i ndihmonte çdo muaj plus që merrnin dhe ushqime dhe ndihmë ekonomike. Vajza ishte më e vogël se djali, djali në këmbë, vajza nuk lëvizte dhe aq. Nëna nuk kujdesej shumë për fëmijët. Ne të lagjes i flisnim, i thoshim ‘laji, shpëlaji’. E ndihmonim, çdo gjë i çonim. Si binte në qafë askujt. Të dy fëmijët ishin me spektrin autik.

Unë për momentin nuk isha por aty ajo ka një krevat sfungjeri dhe ata fëmijët trazonin zjarrin. Ka rënë zjarri aty, kishte djegur sfungjerit dhe dihet që bëri shumë tym, pa flakë. Vajza është hedhur nga dritarja, kurse ata të dy nuk mundën të dilnin. Vajzën e shpëtoi një zonjë kurse djali mbaroi me të ëmën. Doli kjo zonja rastësisht se e mora në telefon për të marrë diçka. Në atë kohë dëgjoi të thirrurat dhe vajza i binte derës. I binte me shkelma. Dëgjoi fqinja, doli dhe fqinja tjetër dhe pastaj arritën atje ku kanë arritur,” tha Pashollari.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…