“Jetonin në kushte të mjerueshme, nuk merrnin as kemp!” – Nënë e bir humbën j*tën nga asfiksia, fqinja e familjes Azizllari: Fatkeqësi e madhe! Fëmijët nuk shkonin në shkollë

Një tjetër fqinjë e familjes Azizllari, ka rrëfyer për mediat kushte të rënda sociale dhe ekonomike në të cilat jetonin të ndjerët, Merjeme Azizllari, 40 vjeç dhe djali i saj Luka, 14 vjeç, të cilët humbën jetën si pasojë e një zjarri në banesën e tyre, në Maliq.

Ajo ka treguar se i ndihmonte me ndihma, pasi familja jetonte në kushte të vështira, ndërsa thekson se të dy fëmijët nuk shkonin në shkollë, për shkak se ishin me spektrin e autizmit. Sipas saj, babai i familjes ishte i vetmi që punonte, ndërsa nëna kujdesej për dy fëmijët

“Jetonin shumë keq, nuk merrnin as kemp. Më vjen shumë keq, sepse shkoja dhe i ndihmoja i jepja njërit nga 2 nga 10 mijë lekë, sepse m’i dërgon çupa nga Gjermania dhe i ndihmoja. I kam dhënë njëherë dy divanë. Po lajmin e dëgjova në televizor. Vetëm ai i shoqi punonte, ngrihej që në orën 7 ikte në punë.

Me autizëm ishin të dy fëmijët, ishin të dy të sëmur. Ajo nuk shkonte dot në banjo. Nuk e kemi parë njëherë përjashta djalin, rrinte brenda. Është një fatkeqësi e madhe. Nuk i çonte në shkollë fëmijët, nuk ishin për në shkollë ata, sepse janë autikë”, tha ajo.

Kujtojmë se vajza e vogël 6-vjeçare e familjes, e vetmja e mbijetuar nga tragjedia, është transportuar me urgjencë drejt QSUT-së në Tiranë, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën, për shkak të djegieve të shumta në trup.

Ndërkohë, Bashkia e Maliqit ka premtuar mbulimin e plotë të shpenzimeve dhe po ndjek nga afër gjendjen shëndetësore të vajzës së mbijetuar, e cila ndodhet në trajtim intensiv në Tiranë.

Related Posts

Përplasen dy automjete dhe një motor në Unazën e Madhe në Tiranë, humb jetën i riu

Një aksident i rëndë ka tronditur Tiranën mbrëmjen e sotme, ku dy automjete dhe një motomjet u përfshinë në një përplasje fatale në zonën e Unazës së…

Kush mban rekordin botëror? 50 vendet me rezervat më të mëdha të arit

Ari mbetet një prej aseteve më të sigurta përballë trazirave globale dhe pasigurisë ekonomike, duke nxitur shtetet dhe bankat qendrore të rrisin blerjet e tij. Ky trend…

💞 H0T RELAX 💞

Horoskopi ditor, e shtunë 6 dhjetor 2025

Dashi Gjate kësaj dite do ndiheni mjaft te lumtur pranë atij qe dashuroni. Ne krahët e tij do përjetoni kënaqësi pa fund dhe do ju duket vetja…

T*rupi i 45-vjeçares në Vlorë u gjet pas 2 vitesh, akuza e fqinjit: E vr*në familjarët…

Që prej shkurtit të vitit 2023, Veziko Bejko nga fshati Tërbaç i Vlorës humbi kontaktet me familjarët. Bashkëshorti i saj tregoi asokohe se gruaja, pasi piu kafen…

I mituri nd*rroi jetë pasi u qëIIua me thikë, familja Boba merr VENDIMIN e papritur

Shtëpia e familjes Boba në lagjen e ish-Kënetës në Durrës qëndron e mbyllur. Asnjë person nuk ndodhet aty, me përjashtim të pronares së objektit që 3 vite…