Ia ngeci fajin ish gruas! Kjo është vajza e famshme që shk*tërroi martesën e Enada Hoxhës! Gerd Vaso e tradhtoi me shoqen e saj

Në një intervistë të fundit në “Grida Duma Podcast”, balerini i njohur Gerd Vaso ka risjellë në vëmendje marrëdhënien e tij me Enada Hoxhën, një ndër çiftet më të njohura të botës së artit dhe baletit në Shqipëri.
Kujtojmë se Enada Hoxha kishte bërë publik disa kohë më parë divorcin e saj me Gerd Vason, duke pranuar se arsyeja ishte tradhtia. Ky rrëfim tronditi publikun, pasi çifti konsiderohej për vite me radhë si një shembull i suksesit dhe harmonisë në skenë dhe në jetën private.

Sipas burimeve për Ilirianews.al, Gerd Vaso është përfshirë në një lidhje me balerinën Odeta Dishnica, e cila ka qenë jo vetëm kolege, por edhe mike e afërt e Enadës. Kjo marrëdhënie dyshohet se ka qenë arsyeja kryesore e ndarjes së çiftit.

Odeta Dishnica është nënë e një djali 15-vjeçar, nga martesa e saj e mëparshme me balerinin Ervis Nallbani.

Nga martesa e tyre, Gerd Vaso dhe Enada Hoxha kanë një djalë, Roan, 17 vjeç.

Edhe pse të dy artistët kanë zgjedhur tashmë rrugë të ndara, historia e tyre vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut për shkak të figurës së dashur që kanë krijuar në skenën shqiptare ndër vite.

Balerina e njohur, Enada Hoxha, ka zgjedhur të injorojë deklaratën e ish-partnerit të saj, Gerd Vaso, për shkakun e ndarjes, duke bërë një postim në rrjetet sociale.

Gerd Vaso foli publikisht për fundin e martesës, duke deklaruar se ndarja erdhi sepse ai humbi “personalitetin dhe dinjitetin” për shkak të ambicies “ekstreme” të Enadës ndaj profesionit.

Në vend që t’i përgjigjet me fjalë, Enada Hoxha postoi një video në InstaStory ku shfaqet duke buzëqeshur, e veshur me një fustan voluminoz, ngjyrë blu të çelët, me lule shumëngjyrëshe.

Balerina po tregon se ka zgjedhur të fokusohet te shkëlqimi i saj, duke nënkuptuar se e ka lënë pas të kaluarën dhe akuzat për sakrificat që Vaso pretendon se bëri.

Në një rrëfim shumë ndryshe nga sa më parë ka bërë, balerini i njohur Gerd Vaso ka folur për marrëdhënien dhe më pas ndarjen nga bashkëshortja e tij, Enada Hoxha.

Në një rrëfim ekskluziv në “Grida Duma Podcast”, ai tregoi se në lidhjen e tyre, vendimet i merrte gjithnjë Enada.

Pjesë nga intervista:

Grida Duma: Po njeriu ka nevojë për ato, unë domethënë herë pas here them kush francezët për shembull kanë këtë “Na thoni ndonjë thashethem që të shijon shumë”, por kjo nuk do të thotë që ti merresh me thashetheme, kjo do të thotë që ti do të çlirosh disa gjëra në mënyrë të thjeshtë. Mirëpo kur ti e thua, na thuaj ndonjë thashethem ti e kupton që nuk ke zilinë e tjetrit apo kënaqësinë për jetën e tij, ti ke kënaqësinë për veten tënde për të ditur një referencë të lezetshme. E ti the me Roanin nuk jeni të prerë. Kush nga ju të dy është më i prerë me njëri-tjetrin, ti me Enadën apo Enada me ty? Prerë domethënë, unë jam këtu.

Gerd Vaso: Enada ka qenë më strikte gjithmonë, më e prerë në vendime në gjëra situata

Grida Duma: Po nuk duket

Gerd Vaso: Gjithçka

Grida Duma: Nuk duket kështu nga jashtë, duket sikur vendimet i ke marrë ti. Kush je nga këta të dy?

Gerd Vaso: Jo, unë s’kam marrë asnjëherë vendime.

Grida Duma: Nuk i ke marrë ë?

Gerd Vaso: Nuk i kam marrë asnjëherë vendimet, unë bija dakord me vendimet që merrte Enada

Grida Duma: Bije dakord ose i pranoje?

Gerd Vaso: Bija dakord ose pranoja vendimet që merrte Enada. Kishte dhe momente të caktuara që ndoshta nuk mund të isha dakord edhe në aspektin e punës flasim shumë, po gjithmonë ruaja, doja atë qetësinë. Doja atë qetësi, nuk doja, nuk doja të krijoja situatat. Ilirianews.al

Related Posts

Emra unikë me rrënjë historike dhe mitologjike, nga kultura pellazge dhe ilire

Nëse kërkoni emra unikë me rrënjë historike dhe mitologjike, kultura pellazge dhe ilire ofron shumë frymëzim. Këta emra mbartin simbolikë të lashtë, lidhje me historinë dhe identitetin…

Kreshnik Osmani tregon prapaskenat: Telefonata sekrete që tr*nditi T’rump, zbulohet kurthi i Khamenei!

Telefonata sekrete që thuhet se ka tronditur ish-presidentin amerikan Donald Trump dhe prapaskenat e lëvizjeve të Iranit po komentohen gjerësisht në analizat për konfliktin e ri në…

E bujshme! Zbulimi i JASHTËZAKONSHËM në majën më të lartë

Një zbulim i rrallë shkencor në malin më të lartë të botës ka hedhur dritë mbi historinë e lashtë të planetit. Studiuesit kanë gjetur fosile organizmash detarë…

Horoskopi ditor, e martë 17 mars 2026

Dashi Te dashuruarit do i shohin gjerat me një sy tjetër dhe do jene gati te marrin edhe vendime me rëndësi. Do i sqaroni sa hap e…

Raportohet se personi i vr*rë sot në Gjakovë, është xhaxhai i Elijona Binakaj

Rasim Binakaj, 38-vjeçari që humbi jetën sot si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit në Gjakovë, raportohet se ishte xhaxhai i ish-finalistes së Big Brother VIP…

Parashikimi i motit për sot, 16 mars 2026

Për ditën e Hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht me kthjellime ndërsa gradualisht shtim vranësirash mesatare deri të…