E bujshme! Zbulohet vr*sesi i Ervin Martinajt? SPAK bën levizjen e madhe, pritet te shkundet ‘vendi’

Një ndër operacionet e suksesshme policore që solli arrestimin e shumë të kërkuarit Aldo alias Elidon Avdyli në Tiranë, ka shumë gjasa që tashmë të kthejë sytë e SPAK, tek një çështje mjaft të njohur për interesin publik, siç është ajo e zhdukjes pa adrresë e biznesmenit, Ervis Martinaj.

Kjo dosje sensitive që aktualisht është e pezulluar në prokurorinë e Lezhës, flet për fatin tragjik të zhdukjes se “mbretit” të lojërave të fatit në Shqipëri, Ervis Martinaj, për të cilin prej muajit Gusht 2022 nuk ka asnjë gjurmë.

Në atë periudhë dosja u regjistrua për akuzën e “Rrëmbimit ose mbajtjes peng të personit” kryer në formën e bashkëpunimit.

Por pas disa vite hetim çështja nuk solli asgjë, veç disa kontrolleve në banesat e Astrit Avdylit, Jasin Avdylit dhe Aldo Avdylit.

Kontrollet nuk sollën asnjë rezultat për hetimin, por për policinë dhe prokurorinë e Lezhës, Aldo Avdyli, ka qenë një ndër personat kryesorë të dyshuar se ka marrë pjesë në zhdukjen e Ervis Martinaj.

Ndaj pas kapjes së këtij personi në zonë e “Liqenit të Thatë” në Tiranë, mësohet se SPAK ka shfaqur interes për tërheqjen e akteve të kësaj dosje me qëllim studimin dhe pyetjen e mëtejshme në burg të Aldo Avdylit.

Ballafaqimi i Aldo Avdylit me këtë dosje, mund të çojë SPAK drejt një mundësie të zbardhjes së misterit më të madh të botës së krimit në Shqipëri.

Aktualisht, Aldo Avdyli ka vetëm tre akuza zyrtare siç është ajo e “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasjen e Durim Bamit kryer në formën e Grupit kriminal me 16 persona të tjerë si dhe “Vrasjes me paramendim” kryer në formën e “Grupit kriminal” ndaj Edmir Bregut alias “Malokut”.

Aldo Avdyli, nuk është nip i Astrit Avdylit siç raportohet shpesh në media. Me Astrit Avdylin ata të dy janë kushërinj dhe jo lidhje xhaxha dhe nip./EltonQyno,

Related Posts

Emra unikë me rrënjë historike dhe mitologjike, nga kultura pellazge dhe ilire

Nëse kërkoni emra unikë me rrënjë historike dhe mitologjike, kultura pellazge dhe ilire ofron shumë frymëzim. Këta emra mbartin simbolikë të lashtë, lidhje me historinë dhe identitetin…

Kreshnik Osmani tregon prapaskenat: Telefonata sekrete që tr*nditi T’rump, zbulohet kurthi i Khamenei!

Telefonata sekrete që thuhet se ka tronditur ish-presidentin amerikan Donald Trump dhe prapaskenat e lëvizjeve të Iranit po komentohen gjerësisht në analizat për konfliktin e ri në…

E bujshme! Zbulimi i JASHTËZAKONSHËM në majën më të lartë

Një zbulim i rrallë shkencor në malin më të lartë të botës ka hedhur dritë mbi historinë e lashtë të planetit. Studiuesit kanë gjetur fosile organizmash detarë…

Horoskopi ditor, e martë 17 mars 2026

Dashi Te dashuruarit do i shohin gjerat me një sy tjetër dhe do jene gati te marrin edhe vendime me rëndësi. Do i sqaroni sa hap e…

Raportohet se personi i vr*rë sot në Gjakovë, është xhaxhai i Elijona Binakaj

Rasim Binakaj, 38-vjeçari që humbi jetën sot si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit në Gjakovë, raportohet se ishte xhaxhai i ish-finalistes së Big Brother VIP…

Parashikimi i motit për sot, 16 mars 2026

Për ditën e Hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht me kthjellime ndërsa gradualisht shtim vranësirash mesatare deri të…