“Express-i është i fikur”, si u vranë dy të rinjtë në Durrës për një kafe

Një konflikt i çastit ka përfunduar me dy viktima në orët e para të mëngjesit të sotëm në Manëz të Durrësit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 01:45 pranë një karburanti, ku një debat banal në ambientet e një lokali ka përshkallëzuar në përplasje me armë zjarri.

Sipas burimeve zyrtare, 33-vjeçari Flori Paluçi ka qëlluar për vdekje me armë zjarri 23-vjeçarin Aranit Kurti. Pas kësaj, ndaj Paluçit ka hapur zjarr një 21-vjeçar, Daniel Pepa, duke e lënë të vdekur në vend. Autori i dyshuar është shpallur në kërkim nga policia, ndërkohë që forcat blu po vijojnë kontrollet intensive për kapjen e tij.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se konflikti ka nisur në një lokal, ku njëri prej viktimave dhe një tjetër person kanë hyrë për të porositur një kafe. Kamarieri u ka thënë se ekspresi ishte i fikur, çka ka sjellë një debat të shkurtër. Një tjetër person, i cili ndodhej në lokal, është indinjuar nga sjellja e tyre ndaj kamarierit, dhe situata më pas ka degraduar në përdorimin e armës.

Kamarieri nuk është lënduar dhe nuk rezulton të ketë qenë i përfshirë në përplasjen e armatosur.

Grupi hetimor ndodhet ende në vendngjarje dhe po punon nën drejtimin e prokurorit për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes, si dhe për të identifikuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në konflikt. Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë dhe po administron çdo provë që mund të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…