Tiranë – Arrestohet biznesmeni me a’rmë pa leje, emër i përfshirë më herët në një νɾᶏsje të bujshme

Policia ka arrestuar ditën e sotme në bulevardin “Bajram Curri” në Tiranë shtetasin Ismet Gaxherri, 39 vjeç, pasi në automjetin e tij u gjet një armë zjarri e tipit pistoletë me municion, të cilën ai e mbante pa leje.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, kontrolli i mjetit tip “Benz” u bë mbi bazën e informacioneve operative. Materialet i janë referuar Prokurorisë dhe ndaj Gaxherrit rëndon akuza për “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe e municionit”, vepër penale për të cilën parashikohet ndjekje penale.

E kaluara e Gaxherrit dhe lidhja me një vrasje të ndodhur në vitin 2015

Ismet Gaxherri nuk është një emër i panjohur për autoritetet. Ai ka qenë më parë i përfshirë si dëshmitar në ngjarjen e rëndë të ndodhur në vitin 2015 në zonën e Linzës, ku u vra Enton Nikaj. Gaxherri ishte në atë kohë pronar i lokalit ku ndodhi ngjarja dhe mik i viktimës.

Sipas dosjes gjyqësore, në këtë ngjarje ishte i përfshirë edhe Ervis Martinaj, figura e njohur e botës së lojërave të fatit, i zhdukur që nga gushti i vitit 2022 dhe ende i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në hetimet e Prokurorisë dhe vendimin e Gjykatës së Apelit, Martinaj dhe persona të tjerë dyshohej se kishin konfliktuar dhe dhunuar viktimën Enton Nikaj. Gjykata konstatoi se vrasja ishte kryer nga njëri prej të pandehurve, Emiljano Tasho, si pasojë e eksesit gjatë rrahjes. Sipas vendimit të Apelit, nuk u gjetën prova që të provonin paramendimin apo bashkëpunimin në ekzekutim.

Gjykata gjithashtu vlerësoi se nuk mund të ketë “moskallëzim krimi” në rastin e një personi që vetë është marrë i pandehur për të njëjtën ngjarje, duke e cilësuar këtë në kundërshtim me logjikën juridike.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…