‘Në arkivë po veprojnë njerëz të huaj’! Si bandat hynë në zyrat e shtetit! Zbulohet e-maili i brendshëm i Kadastrës Durrës

Inside Story, ka siguruar ekskluzivisht disa materiale që faktojnë këto abuzime të cilat nuk janë pjesë e dosjes së finalizuar nga SPAK, por i përket një tjetër fraksioni të procedimit 235 që është ende në vijim…

Në një raport kontrolli tekniko-ligjor që është ushtruar në Zyrën e regjistrimit të pasurive në Durrës që në vitin 2019, konstatoheshin disa mangësi të rënda. Rezulton se në zonën kadastrale 1204, fshati Bizë, ishin zhdukur nga arkiva 15 dokumente. Shefja e arkivës ka ngarkuar me përgjegjësi juristët e angazhuar me praktikat përkatëse.

“Nga specialistët e tjerë të ZVRPP Durrës që kanë kryer veprimet me referencave që mungojnë dhe nga përgjegjësit e zonave përkatëse nuk është paraqitur observacion për mungesën e dokumentacionit”, thuhet në raportin e brendshëm të Kadastrës siguruar nga Inside Story.

Një situatë e ngjashme edhe në zonën kadastrale 1925 në Hamallaj ku po ashtu janë bërë tjetërsime masive. Aty mungonin plot 49 dokumente që ishin zhdukur nga arkiva.

Ndërkohë në zonën kadastrale 1522 në fshatin Draç, në Gjirin e Lalzit ishin zhdukur 25 dokumente. Në total, në 3 zona kadastrale ishin zhdukur 89 dokumente.

Zbulohet emaili i brendshëm i Kadastrës Durrës: Në arkivë veprojnë njerëz të huaj, alarm për pronat!!!

Situata alarmante në zyrat e institucionit u konfirmua edhe disa vite më pas. Inside Story, ka siguruar ekskluzivisht një komunikim me email mes një zyrtari vendor të Kadastrës në Durrës me eprorët në Drejtorinë e Përgjithshme në 30 Janar të vitit 2023. Aty, kërkon ndërhyrje të menjëhershme për të shmangur abuzimet e shumta në dokumentacion.

“Për të shmangur përsëritjen e situatës së shkatërrimit të dokumentacionit me ose pa dashje, kërkohet ndërhyrja e menjëhershme juaja në mbrojtje të materialeve të rëndësisë së veçantë që kanë të bëjnë me pronat e qytetarëve të Durrësit”, thuhet në emailin e brendshëm të Kadastrës Durrës për eprorët në vitin 2023.

Emaili që zbulon skandalin në zyrat e shtetit, kishte pasuar një hetim administrativ për një parcelë toke të tjetërsuar.

“Sjell në vëmendjen tuaj gjendjen alarmante prej një muaji ku në arshivën e institucionit të regjistrimeve të pasurive të paluajtshme si dhe në zyrën e volumeve fizike të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, shërbimi ndaj specialistëve dhe në përgjegjësve të sektorëve, ofrohet nga punonjës të pakonfirmuar si pjesë e Drejtorisë Vendore të Kadastrës Durrës”, vijon emaili.

Momenti më i rëndë që bëhet me dije në këtë email informues, lidhej me hyrjen e personave të paautorizuar në ambjentet e arkivës së Kadastrës. Pra, persona që mendohet se kanë futur duart në dokumente, siç zbulohet në dosjen e SPAK.

“Për rëndësinë e veçantë që ju si krerë të këtij institucioni i keni dhënë procesit të ruajtjes, sistemimit, arshivimit, inventarizimit dhe skanimit të këtyre dy ambienteve më të rëndësishme të Kadastrës Durrës ju bëj me dije se në këto ambiente personat që aksesojnë janë të pakonfirmuar si punonjës të Drejtorisë së ASHK. Për të shmangur skandalin e rradhës që mund të përfshijë Kadastrën e Durrësit lutem për ndërhyrjen e menjëhershme tuajën për kthimin në normalitet të situatës së këtij institucioni!”, vijon emaili i brendshëm i Kadastrës Durrës.

Gjendja skandaloze brenda Kadastrës në Durrës del zbuluar edhe në këtë dokument ekskluziv që Inside Story posedon. Në një relacion të brendshëm, ish drejtuesja vendore Xheni Agolli sqaronte në 23 janar 2023 faktin se dokumentet e protokollit ishin tërhequr nga zyrat e vjetra në Durrës. Por, ato ishin vendosur në kuti, të pasistemuara në mënyrë të sigurt pasi nuk kishte ambiente mjaftueshëm. Pra, një arkivë e bërë lëmsh që rrezikonte të zhdukej. Kjo, shpjegon dhe lehtësinë për futjen e duarve në arkivë nga bandat.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…