Kush e vr*u gjyqtarin Skerdilajd Konomi? Ja çfarë zbulohet në dosjen e tjetërsimeve të tokave në Lalz

Së bashku me një zyrtar tjetër të identifikuar si Leo, punonjësi i ZRPP me emrin Mozi mendohet se është një prej emrave kyç në gjithë skemën masive të falsifikimeve. Madje, ai del zbuluar teksa ka futur duart edhe në arkivin e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive Vendore Tiranë.

Aty, janë interesuar për zhvatjen e mijëra hektarëve tokë me vlerë qindra milionë euro në Hamallaj, Rrushkull, Bizë, Kepin e Rodonit dhe zona të tjera. Bashkëpunëtori i tyre, ka zhdukur regjistrat e pronave të vitit 1932, duke i nxjerrë nga arkiva, pa i kthyer më pas.

“Konkludohet se në faqet e fundit të radhorit nr.4 të vitit 1932, të Qarkut Durrës, janë bërë ndërhyrje të paligjshme dhe janë regjistruar Nota Transkriptimi të cilat ose kanë tjetërsuar pasuri, ose kanë shërbyer si trampolinë për të kryer një transaksion të ri në një prej radhorëve të mëvonshëm”, thuhet në dosje.

Brenda këtyre hapësirave, shtrihen tokat e pretenduara nga fisi Toptani dhe ato të familjes së gjyqtarit të ndjerë Skerdilajd Konomi, i vrarë në vitin 2011 në një atentat mafioz që lidhet pikërisht me konfliktet e pronave.

“Duke qenë se të gjithë elementët, indiciet çonin te kjo që juve thoni, në faktin që konflikti kryesor ishte pronësie, për shkak të pasurive të trashëguara nga gjyqtari gjatë hetimit çështjes pati të dhëna, indicie që e konfirmuan këtë motiv të ekzekutimit”, tha ish-prokurori Eugen Beçi.

“Ngjarja që ka ndodhur me gjyqtarin, nga më të rëndat në dekadat e fundit, zërat thoshin për profesionin, zëra thoshin për pronësinë tij në Gjirin e Lalzit, jemi para një fakti të ri dhe duhen çelur hetime të reja për atë ngjarje”, deklaroi avokati Bledar Meminaj.

Në investigimin e realizuar 5 vite më parë, në zbuluam disa dokumente që vërtetonin se Familja Konomi, edhe pse kishte marrë disa certifikata pronësie, nuk i mori kurrë fizikisht tokat në zonën e Hamallajt dhe Rrushkullit.

“Në dosje me persona të penduar të organizatave kriminale patëm shenja dhe indicie që tregonin se mund të kishin informacione mbi autorët dhe ekzekutorët e vrasjes së gjyqtarit Skerdilajd Konomi”, vijon ish-prokurori, Eugen Beçi.

LEXO Aksident tragjik/ Humbin jetën dy nxënëset 16-vjeçare, po udhëtonin me motor
Në dosjen hetimore, bie në sy fakti se mjaft dokumente të falsifikuara origjine mbajnë firmën e Genci Alizotit, ish kryetarit të Këshillit të Qarkut. Kjo, e ka një shpjegim. Ato janë bërë pas vitit 2017, kur zyrtari kishte ndërruar jetë dhe nuk mund të hetohej mbi autenticitetin e firmës. Këto falsifikime, qartësohen në një bisedë mes Rrumit dhe të vëllait.

“Po unë mbrëmë jam marrë deri vonë duke pyetur për ato AMTP që janë bërë…Si janë bërë AMTP aty…me vulë të qarkut, koha e Gencit e mbrapa. Po gjete ndonjë ta shohim…me kohën e Gencit…se kontrollojmë punën që kemi bërë”, thuhet në dosje.

Ky zbulim është bërë nisur nga një hetim i filluar ne vitin 2022 për një tjetërsim në Gjirin e Lalzit. Duke shfrytëzuar vdekjen e ish zyrtarit Alizoti, kanë falsifikuar firmën e tij dhe kanë hartuar dokumente false që më pas i kanë futur në arkiv përmes njerëzve të korruptuar. Regjistrat fizik të pasurive të paluajtshme dyshohet se janë marrë e janë nxjerrë jashtë hipotekës siç rezulton në hetimin e SPAK. E njëjta prone,- nga shtet me një sipërfaqe të caktuar, kthehej me pronarë fiktivë banorët e zonave. Grupet kriminale nuk kishin dijeni se Zyra Vendore në Durrës i kishte skanuar të gjitha volumet e pronave.

“Të tjerë janë ata që kanë nënshkruar të tjerë përfituesit që marrin ato ke xhepi”, tha eksperti i pronave, Gjergji Begaj.

Nga verifikimet e kryera, është bërë ndërhyrje deri në hartat origjinale të Kadastrës duke i tjetërsuar. Por, grupet kriminale nuk kishin informacion se ekzistonin edhe hartat e kalkut të fshehura në një pjesë të arkivës të cilat janë administruar dhe krahasuar nga Prokuroria.

“Kjo është logjika që grupet kriminale e bëjnë paligjshmërinë ë tyre brenda veprimeve të ligjshme dhe brenda veprimeve të ligjshme fusin veprimet e paligjshme nën atë petk”, deklaron avokati Bledi Meminaj.

Related Posts

4 Shenjat e horoskopit qe fundin e Tetorit e kane PLOT PARA, ja Fatlumet

Energjia e ditës së sotme është një ndërthurje mes vendosmërisë dhe harmonisë emocionale. Ndërsa Marsi i zjarrtë ndez pasionin dhe nxit për veprim të guximshëm, Venusi i…

Sapo ndodhi levizja e madhe, pritet te shkundet ‘vendi’, SPAK e mori ne dore..

Një ndër operacionet e suksesshme policore që solli arrestimin e shumë të kërkuarit Aldo alias Elidon Avdyli në Tiranë, ka shumë gjasa që tashmë të kthejë sytë…

Dhimbje e madhe! Ndahet nga jeta para kohe doktori i madh shqiptar

Zëvendësministrja e Jashtme, Artemis Malo, ka bërë me dije se mjeku Agron Alija është ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme ndërsa edhe në emër të Ambasadës…

Fati i Vis Martinaj/ G*det Karamuço: Ka patur raste që janë ngjaIIur pas shumë vitesh

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço i ftuar në një emision televiziv ka folur lidhur me kërkesën e babait të Ervis Martinajt për të shpallur djalin e tij…

“Në Tiranë ka vlerë, ja fusim vend e pa vend”, pasi u bë zot i Lalzit, Rrumi hedh sytë nga kryeqyteti deri në…Tropojë

Duket se fama e Rrumit në grabitjen e tokave është aq e madhe sa e pyesin nëse siguron dot një sipërfaqe prej 1 hektarë tokë në Tropojë…

HOROSKOPI I SË ENJTES/ Thyerje zemrash në horizont! Këto shenja bëjnë mirë të përgatiten për …

Dashi Ditës se sotme do i mungoje bashkëpunimi dhe komunikimi ne çift. Gjerat nuk do ecin aspak ashtu siç duhet dhe do jeni shpesh te mërzitur. beqaret…