“Deklaratat e forta të kryeministrit shqiptar në Londër bëjnë xhiron e mediave britanike.Jeni në depresion…”

Deklaratat e kryeministrit Edi Rama në panelin “Ballkani Perëndimor – Bashkimi Europian” në Londër kanë shkaktuar jehonë të madhe në mediat britanike, të cilat i kanë cilësuar si “komente shpërthyese” ndaj vendimit të Mbretërisë së Bashkuar për t’u larguar nga Bashkimi Europian.

Në fjalimin e tij, Rama tha se marrëveshja e Brexit-it e çoi Anglinë në depresion, duke shtuar me ironi se:

“Ju e latë Evropën sepse donit më shumë lumturi – tani jeni në depresion.

Ju e latë Evropën sepse donit më pak anije – tani keni më shumë anije.

Ju e latë Evropën sepse donit më shumë investime – tani keni më pak.”

“Daily Express” shkruan se Rama i quajti anijet me emigrantë “anijet e Brexit-it”, ndërsa “The Mirror” thekson se ai u tha kritikëve të shqiptarëve të ‘mbyllin gojën’ (Shut the f* up)**, duke ironizuar ish-sekretaren e Brendshme britanike Suella Braverman.

Ndërkohë, një burim nga Ministria e Brendshme britanike, i cituar nga “Daily Express”, reagoi ashpër duke thënë se:

“Edi Rama nuk ka idenë për çfarë po flet. Nëse do ta bënte vërtet punën e tij, shqiptarët nuk do të iknin në turma drejt Mbretërisë së Bashkuar.”

Mediat britanike nënvizojnë se Rama vlerësoi qeverinë laburiste për politikat më të balancuara ndaj emigracionit, duke e krahasuar atë me “poezinë e opozitës” konservatore.

Fjalimi i tij, i mbajtur në kuadër të Samitit të Berlinit në Londër, pritet të komentohet gjerësisht edhe gjatë ditëve në vijim, ndërsa takimi me kryeministrin britanik Keir Starmer do të fokusohet në luftën kundër kontrabandës së emigrantëve dhe bashkëpunimin ekonomik mes vendeve,

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…