“Aksident fatal në Kanada! Humb jetën mjeku shqiptar që u bë simbol i humanizmit”

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Kanada.

Dr. Agron Alija, mjek dhe profesor i njohur, ka humbur jetën në një aksident rrugor të ndodhur më 21 tetor në London, Ontario.

Lajmi u konfirmua nga ambasadorja e Shqipërisë në Kanada, Artemis Kosta Malo, e cila shprehu ngushëllimet e saj të thella për familjen dhe të afërmit e të ndjerit.

“Dr. Alija ishte një figurë e shquar e komunitetit shqiptar dhe një njeri me shpirt fisnik. Humbja e tij lë një boshllëk të madh në familje, në mesin e kolegëve dhe miqve të tij. Kujtimi për të do të mbetet i gjallë në zemrat tona,” – shkroi ambasadorja Malo.

Dr. Agron Alija ishte një profesionist i vlerësuar në fushën e mjekësisë, dhe shërbente si Profesor i Asociuar në Shkollën e Mjekësisë dhe Stomatologjisë “Schulich” në qytetin e Londonit.

Përveç karrierës akademike, ai njihej për kontributin e madh në komunitetin shqiptar në Kanada, veçanërisht në qytetet Hamilton dhe London, ku gëzonte respekt të thellë për humanizmin dhe përkushtimin e tij ndaj pacientëve dhe studentëve.

Dr. Alija ka shërbyer gjithashtu në Spitalin Universitar të Prishtinës gjatë periudhës së luftës në Kosovë, si dhe ka qenë pjesë e Misionit Vëzhgues Diplomatik të Kosovës dhe OSBE-së, në rolin e stafit mjekësor për ekipet e evakuimit humanitar,

Related Posts

Emra unikë me rrënjë historike dhe mitologjike, nga kultura pellazge dhe ilire

Nëse kërkoni emra unikë me rrënjë historike dhe mitologjike, kultura pellazge dhe ilire ofron shumë frymëzim. Këta emra mbartin simbolikë të lashtë, lidhje me historinë dhe identitetin…

Kreshnik Osmani tregon prapaskenat: Telefonata sekrete që tr*nditi T’rump, zbulohet kurthi i Khamenei!

Telefonata sekrete që thuhet se ka tronditur ish-presidentin amerikan Donald Trump dhe prapaskenat e lëvizjeve të Iranit po komentohen gjerësisht në analizat për konfliktin e ri në…

E bujshme! Zbulimi i JASHTËZAKONSHËM në majën më të lartë

Një zbulim i rrallë shkencor në malin më të lartë të botës ka hedhur dritë mbi historinë e lashtë të planetit. Studiuesit kanë gjetur fosile organizmash detarë…

Horoskopi ditor, e martë 17 mars 2026

Dashi Te dashuruarit do i shohin gjerat me një sy tjetër dhe do jene gati te marrin edhe vendime me rëndësi. Do i sqaroni sa hap e…

Raportohet se personi i vr*rë sot në Gjakovë, është xhaxhai i Elijona Binakaj

Rasim Binakaj, 38-vjeçari që humbi jetën sot si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit në Gjakovë, raportohet se ishte xhaxhai i ish-finalistes së Big Brother VIP…

Parashikimi i motit për sot, 16 mars 2026

Për ditën e Hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht me kthjellime ndërsa gradualisht shtim vranësirash mesatare deri të…