Ndryshojnë skenarët e Iuftës: SHBA i jep leje Ukrainës të g*odasë brenda Rusisë me raketat e saj

Administrata Trump ka vendosur të heqë kufizimin kyç që kishte vendosur ndaj përdorimit nga Ukraina të raketave me rreze të gjatë veprimi të prodhuara në Perëndim. Lajmi raportohet nga Wall Street Journal. Në praktikë, kjo do të thotë që Kievi do të ketë mundësi të godasë objektiva brenda territorit rus me dhjetëra ose qindra kilometra nga vija e frontit. Presidenti amerikan, megjithatë, në një postim në Truth Social, foli për “lajme të rreme”, duke pretenduar se Shtetet e Bashkuara nuk kanë të bëjnë fare me këto raketa, ngado që vijnë ato dhe çfarëdo që Ukraina synon të bëjë me to.

Çështja kryesore është se SHBA-të mund të kufizojnë përdorimin e raketave Storm Shadoë (të cilat janë prodhim franko-britanik) sepse ukrainasit përdorin të dhëna nga forcat e armatosura amerikane për shënjestrimin e objektivave të armikut.

Ish-Presidenti Joe Biden e miratoi përdorimin e raketave amerikane “Storm Shadow” dhe “Atacms” nga Ukraina kundër objektivave brenda Rusisë në fund të mandatit të tij.

Megjithatë, pasi Trump mori detyrën, Pentagoni krijoi një proces shqyrtimi për miratimin e sulmeve ndërkufitare duke përdorur raketa amerikane ose të huaja, duke përfshirë raketat Storm Shadow, të cilat mbështeten në të dhënat amerikane për të identifikuar objektivat.

Sipas këtij mekanizmi, Sekretari i Mbrojtjes kishte fjalën e fundit nëse Ukraina mund të përdorte armë perëndimore me rreze të gjatë veprimi për të sulmuar Rusinë. Deri vonë, përpara se autoriteti t’i transferohej Komandës Evropiane, nuk miratoheshin sulme të tilla.

Në fakt duket se Kievi tashmë ka ndërmarrë veprime të tilla, të cilat pritet të rrisin presionin mbi Rusinë. Të martën, Ukraina përdori një raketë Storm Shadoë për të goditur një fabrikë ruse në Bryansk që prodhon eksplozivë dhe karburant raketash. Sulmi “ishte i suksesshëm” pasi arriti të “depërtojë mbrojtjen ajrore ruse”, tha Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës pa dhënë detaje të mëtejshme.

WSJ raporton se lëvizja e panjoftuar e SHBA-së për të lejuar Kievin të përdorë raketa brenda Rusisë vjen pas transferimit të fundit të përgjegjësisë për mbështetjen e sulmeve të tilla nga Sekretari i Luftës Pete Hegseth te gjenerali më i lartë amerikan në Evropë, gjenerali Alexis Grinkevich, i cili mban gjithashtu një pozicion të lartë në NATO. Por kjo është gjithashtu pjesë e politikës së presionit të Trump kundër Kremlinit .

Është domethënëse që vendimi për të hequr kufizimin për raketat Storm Shadoës u mor përpara se Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky të takohej me Presidentin Trump javën e kaluar në Shtëpinë e Bardhë. Zelensky kishte kërkuar raketa Tomahawk, të cilat kanë një rreze të konsiderueshme veprimi dhe teorikisht mund të godasin objektiva në Moskë dhe më në veri. Por Trump e hodhi poshtë kërkesën, duke vënë në dukje se Rusia dhe Ukraina duhet t’i japin fund luftës së përgjakshme, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…