DJ, kamarierë dhe të tjerë pretendonin se ishin fermerë, 37 të arrestuar në Greqi për mashtrim me fondet bujqësore të BE-së

Athinë, 23 Tetor 2025 – Policia greke ka arrestuar 37 persona të dyshuar për përfitim të paligjshëm nga fondet bujqësore të Bashkimit Evropian, duke pretenduar në mënyrë të rreme se ishin fermerë. Mes të arrestuarve figurojnë DJ, kamarierë dhe profesionistë të tjerë pa lidhje me bujqësinë, njoftoi zyra e Prokurorit Publik Evropian (EPPO).

Hetimi i EPPO-së, që merret me krimet financiare lidhur me fondet e BE-së, ka zbuluar se grupi kriminal ka përfituar rreth 20 milionë euro mes viteve 2018 dhe 2022. Anëtarët e grupit dyshohet se përdornin dokumente të falsifikuara, fatura fiktive dhe fryrje të numrit të bagëtive për të marrë subvencione nga agjencia greke për shpërndarjen e fondeve bujqësore, OPEKEPE. Paratë e përfituara dyshohet se u shpenzuan për mallra luksoze, udhëtime dhe automjete.

Ky skandal financiar shfaq dështime sistematike në menaxhimin e fondeve bujqësore të BE-së, pas së cilës Komisioni Europian kishte gjobitur Greqinë me 400 milionë euro për periudhën 2016–2023.

Qeveria greke ka nisur reforma për të rritur transparencën, duke bashkuar OPEKEPE-në me administratën tatimore, ndërsa Parlamenti ka krijuar një komision hetimor për të shqyrtuar rastin dhe ngjarjet e viteve të fundit. Disa ministra dhe deputetë kanë dhënë dorëheqjen si pasojë e skandalit. Komisioni Evropian ka kërkuar nga Athina një plan të rishikuar për reformën e OPEKEPE-së deri më 4 nëntor.

Hetimet pritet të vazhdojnë ndërsa autoritetet synojnë të identifikojnë të gjithë personat dhe kompanitë që mund të jenë përfshirë në këtë skemë mashtruese.

Related Posts

Shqiptari dh*noi nënën dhe u vetëmb*ყt: E ëma s’di asgjë për të birin, ende në koma

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali. Mesditën e 22 shkurtit, autoritetet italiane gjetën trupin e pajetë të Riccardo Merkurit, 20-vjeçar, i cili një…

Po punonte tokën, 36-vjeçari rrëzohet dhe shtypet nga freza: Humb jetën në vend

Një ngjarje tragjike me pasojë vdekjen është regjistruar në fshatin Peshtan Bregas, në Njësinë Administrative Frakull, Bashkia Fier, ku një 36-vjeçar ka humbur jetën gjatë punës në…

Greqia dërgon dy anije dhe avionë luftarakë F-16. Irani sulmoi me dron pjesën greke të..

Baza ajrore britanike RAF Akrotiri në Qipro është goditur nga një dron, raportoi Cyprus Mail. Sipas informacioneve, një “dron i vogël” ka rënë në aeroport pak para…

LAJM I FUNDIT/ Incident i dhimbshëm në vendin tonë, humb jetën një djalë i ri (Emri)

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak minuta më parë në fshatin Peshtan Bregas, Njësia Administrative Frakull, Bashkia Fier, ku një 36-vjeçar i identifikuar si Hamza Duraj…

Brikenën e bëri lider produksioni”/ Zbulon prapaskenat me Luizin

Një seri deklaratash të forta nga Miri kanë trazuar ujërat në shtëpinë e “Big Brother VIP”, duke hedhur dyshime të mëdha mbi vërtetësinë e lojës dhe ndërhyrjet…

Aksident tragjik në Itali, humb jetën shqiptari! Plagosen edhe 6 persona të tjerë

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të hënë në Itali në rrugën 410 në Naro, në provincën e Agrigentos. Nga aksidenti ka ndërruar…