Profesori: “Shqiptarët dhe çeçenët vr*sin pa asnjë motiv”

Në Shqipëri, jeta po humbet gjithnjë e më shpesh për “asgjë”. Një vend parkimi, një parakalim, një fjalë në semafor, një karrige në lokal dhe së fundmi, një filxhan ekspres. Nuk janë më vr*sje me motive, janë shpërthime të verbra që ndodhin aty ku logjika pushon dhe njeriu nuk di më pse po vepron.

Ne jemi bërë një vend që i zgjidh konfliktet jo me fjalë, por me thikë, me armë, me inat. Një vend ku fjalët janë konsumuar, ku komunikimi është zëvendësuar nga britma. Ku vetëkontrolli është luks, dhe ndjeshmëria, një dobësi. Një shoqëri që nuk di më të falë, nuk di më të dëgjojë, nuk di më të qeshë.

Në gjuhën e drejtësisë, quhen “vr*sje për motive të dobëta”. Por në gjuhën e jetës, janë prova se kemi rënë më poshtë se krimi vetë. Sepse një vrasje me motiv të dobët nuk është thjesht krim, është një akt marrëzie, një dritare e hapur drejt çmendurisë që po na përpin si shoqëri.

Çfarë është një “motiv i dobët”? Një arsye e pavlefshme që nuk justifikon asnjë veprim njerëzor, e jo më heqjen e jetës. Një xhelozi qesharake, një inat banal, një ndjenjë zotërimi mbi “të drejtën time”. Është kur dikush ndjehet “i ofenduar” pse e panë shtrembër, kur dikush vr*t sepse “u ndje i injoruar”. Një çast narcizmi që kthehet në tragjedi.

Në vendet e tjera, motivi është pasioni, fitimi, pushteti. Tek ne, motivi është “asgjëja”. Dhe kjo është më e frikshme se çdo mafie, sepse ajo “asgjë” nuk parashikohet, nuk parandalohet. Nuk ka logjikë, nuk ka plan. Ka vetëm shpërthim.

Shqipëria sot nuk vr*t për hakmarrje, por për sedër. Për një fjalë të humbur, për një vend uljeje, për një kujtesë që s’duhej risjellë. Dhe pas çdo ngjarjeje, ne rrimë të habitur, me pyetjen e njëjtë: Si është e mundur? Por nuk është më e habitshme. Është simptomë. Simptomë e një shoqërie që nuk njeh kufi emocional, që nuk edukon ndjeshmërinë, që nuk kultivon përmbajtje. Një vend ku “mos u bëj qesharak” ka zëvendësuar “mos u bëj i rrezikshëm”.

Në thelb, vrasjet me motive të dobëta janë pasqyra më e saktë e krizës sonë morale. Aty shfaqet gjithçka që nuk funksionon: familja që nuk mëson durimin, shkolla që nuk edukon karakterin, politika që promovon arrogancën, dhe rrjetet sociale që ushqejnë egon. Kështu lind “njeriu i padurueshëm”, ai që nuk e përballon dot as një kundërshtim të vogël, as një ndjesi humbjeje, as një fjalë të gabuar. Dhe ai, jo krimineli profesionist, është sot kërcënimi më i madh i shoqërisë shqiptare.

Një profesor europian tha dikur se “shqiptarët dhe çeçenët vrasin pa motiv”. Një fjali që dikur do na dukej fyerje, por sot tingëllon si diagnozë për një shoqëri të sëmurë nga brenda, nga mllefi, stresi, varfëria, nga mungesa e çdo filtri emocional që ndalon dorën para se të godasë.

Nëse një filxhan kafeje mund të bëhet arsye për të vrarë, nuk është më problemi te kafeja, por te ne. Te mënyra si e kemi humbur ndjenjën e masës, të respektit, të vlerës për jetën.

Dikur thoshim “nuk vritet njeriu për kaq pak”. Sot, kjo fjali nuk vlen më. Sepse “kaq pak” është bërë arsye e mjaftueshme për të shuar jetë. Më shumë se krim, ky është turpi ynë kolektiv. Dhe kjo është një nga arsyet kryesore pse shumë të rinj po largohen nga Shqipëria. Jo për mungesë ekonomie por sepse ndihen të huaj në këtë mjedis të egër e të dhunshëm pa kurrfarë logjike./JOQ

Related Posts

Kryengritja e armatosur e 14 shtatorit, ish kreu i SHIK: U organizua nga Berisha, 3 mijë veta u përgatitën para vr*sjes së Hajdarit! Nanos i lanë një pIumb në zyrë

Emisioni “Repolitix” në Report Tv sjell të pathënat e kryengritjes së armatosur të 14 shtatorit 1998. Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi rrëfen përballë gazetarit Denis Minga detaje…

Kush janë 6 deputetët që nuk shkuan te “leksionet” e Berishës?

Gjashtë deputetë nuk iu bashkuan takimit të Partisë Demokratike për të marrë pjesë në ‘leksionet’ e Sali Berishës dhe besnikëve të tij. Arjan Ndoja, Manjola Luku, Kliti…

3-vjeçarja mbijeton në pyll vetëm me qenin e saj për 11-ditë — detajet e plota

Një histori e pabesueshme mbijetese është bërë virale, pasi vajza 3-vjeçare, Karina Chikitova, u gjet dhe u shpëtua pasi kishte qëndruar plot 11 ditë e vetme në…

Erjola Doçi i thyen dhëmbin Meriton Mjekiqit

Erjola Doçi ka zbuluar me sinqeritet se puthja me Meriton Mjekiqin në filmin ‘ADN’ ka sjellë një “incident të vogël” me dhëmbin. Gjatë intervistës, Erjola nuk ka…

I ndalohet hyrja në Shqipëri predikuesit të njohur islamik, rrezik për sigurinë kombëtare

Autoritetet shqiptare kanë ndaluar sot hyrjen në territorin e vendit të predikuesit të njohur islamik Imran Hosein, i cili është cilësuar si person që përbën rrezik për…

V’arrezat si parqe në zemër të qytetit: Emigranti bën kontrastin e dhimbshëm Shqipëri-Gjermani

Përballja me humbjen e të dashurve është një nga momentet më të rënda të jetës. Por, në Shqipëri, dhimbja shpesh zgjatet për shkak të mungesës së përkujdesjes…