Vr’asja e shqiptares në Kanada, ngjarje e PARALAJMËRUAR: Në 2023 qëIIoi me αrmë…

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e 29-vjeçares me origjinë shqiptare, Savannah Kulla.

Mediat kanadeze raportojnë se, autori i ngjarjes Anthony Deschepper kishte qenë më parë në një lidhje me Savannah.

“Ata ishin ndarë prej disa muajsh dhe kishin një vajzë njëvjeçare, e cila ndodhej në vendngjarje në momentin e incidentit”, tha kryetari i bashkisë së Bramptonit, Patrick Brown, gjatë një konference për shtyp të enjten pasdite.

38-vjeçari vdiq pas një përplasje me policinë në Niagara Falls më 22 tetor. Ai po përballej gjithashtu me akuza për mbajtjen e armëve të zjarrit që datonin nga shtatori 2023, “ku viktimë ishte Savannah Kulla”, shtoi Brown.

Dokumentet gjyqësore të siguruara nga “CTV News Toronto” konfirmojnë se dy vite më parë Deschepper “kishte qëlluar me armë zjarri duke vepruar në mënyrë të pakujdesshme ndaj jetës së Savannah Rose Kulla Davies”.

Mediat kanadeze raportojnë se ai kishte gjithashtu ndalime të mëparshme për armë zjarri që datonin nga vitet 2006 dhe 2019, sipas dokumenteve.

Deschepper kishte shmangur policinë për një muaj pasi dyshohej se kishte qëlluar me armë në shtëpinë e Kullës, përpara se të arrestohej nga policia e Waterloo-s.

Megjithatë, ai u lirua me kusht pak kohë më vonë dhe gjyqi për ato akuza ishte planifikuar të zhvillohej vetëm vitin e ardhshëm.

Kryebashkiaku i Brampton, Patrick Brown tha se lirimi me kusht i dhunuesve të përsëritur është “neglizhencë absolute”

“Ka shumë arsye pse ky vrasës duhej të ishte në paraburgim — mjaftonte që të respektohej vetëm një prej tyre, dhe Savannah do të ishte gjallë sot”, tha Brown.

“Kur dikush ka një histori të dokumentuar dhune, shkeljesh me armë zjarri dhe abuzimi në marrëdhënie, lirimi i tij me kusht nuk është drejtësi — është neglizhencë absolute”, shtoi ai.

Gjatë së njëjtës konferencë, Superintendenti David Kennedy nga Policia Rajonale e Peel-it tha se hetuesit mësuan se i dyshuari kishte një “histori të rëndësishme dhune.”

“Dhe po, kishin kaluar më shumë se dy vjet nga ngjarja e vitit 2023, për të cilën ai ishte akuzuar për herë të fundit për armë zjarri. Është e qartë se lirimi i tij përbënte një rrezik të madh për Savannah-n dhe ndoshta edhe për

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…