Kontrrolle ne banesa, ab*zime te fr*kshme! Pasi u shpall e pandehur vjen reagimi i bujshem nga SPAK

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar reagoi në lidhje me lajmin se emri i Belinda Ballukut është regjistruar si person nën hetim. Për News24, SPAK u shpreh e rezervuar të japë informacione, duke thënë se “Prokuroria e Posaçme nuk ka asgjë për të ndarë me median”.

Gazetarja Klodiana Lala, raportoi sot se Prokuroria e Posaçme regjistron emrin e zëvendës Kryeministres Belinda Balluku si person nën hetim për akuzën e shkeljes se barazisë në tendera. Numri dy i qeverisë “Rama 4” sipas burimeve është thirrur të paraqitet në SPAK të hënën mbi bazën e një shkrese që mban firmën e prokurorit të Posaçëm Dritan Prençi.

Burime të besuara bëjnë me dije se fletëthirrja i është dorëzuar zonjës Balluku në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Në fletëthirrje zonjës Balluku i bëhet me dije se në momentin e paraqitjes në Prokurorinë e Posaçme duhet të jetë e shoqëruar nga një avokat, çka në raste të tilla lajmëron se mund t’i komunikohet akuzë penale. Kjo nënkupton ndërkohë që me gjasë SPAK do ta ushtrojë ndjekjen penale ndaj numrit dy të mazhorancës pa masë sigurie e në këtë mënyrë prokurorët e posaçëm shmangin edhe kërkesën për autorizim në Kuvendin e Shqipërisë.

SPAK është tejet i rezervuar për të dhënë detaje lidhur me çështjen që po e heton zëvendëskryeministren Balluku, pasi ndaj saj ka një sërë kallëzimesh penale, përfshirë edhe atë të tunelit të Llogarasë ku vlera e tenderit që u fitua nga një kompani turke u rrit me mbi 50 mln euro.

Nuk dihet nëse zonja Balluku do t’i përgjigjet fletëthirrjes së SPAK dhe në këtë pozitë të re përballë drejtësisë do të vijojë apo jo të qëndrojë në postet qeveritare apo do zgjedhë të largohet me dorëheqje e ta zhvillojë betejën e saj pa mburojën e Partisë Socialiste.

Belinda Balluku e ushtron detyrën e Zv.Kryeministres që prej korrikut 2022. Ndërsa atë të Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, që prej janarit të vitit 2019. Balluku ishte drejtuese politike e qarkut Fier ku ne zgjedhjet e 11 majit fitoi 12 mandate.

SPAK regjistron Belinda Ballukun si person nën hetim, i kërkon të paraqitet me një avokat

Balluku person nën hetim, SPAK ushtron kontrolle në dy banesat e bashkëpunëtoreve të saj dhe në një zyre

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…