Tarifë e re/ Operatorët e transporit ngrenë alarmin, ja sa do paguajë çdo pasagjer

Sipas vendimit transportuesit do të raportojnë çdo muaj numrin e pasagjerëve të transportuar, ndërsa operatori ekonomik do të lëshojë faturat përkatëse për pagesën e tarifës. Janë përcaktuar edhe përjashtime nga tarifa, si për pasagjerët nën moshën 2 vjeç, udhëtimet humanitare dhe transportet shtetërore të misioneve emergjente.

Në rastet e defekteve teknike apo situatave të jashtëzakonshme, transportuesit përjashtohen nga sanksionet administrative.
Ky vendim hyri në fuqi pas publikimit në Fletoren Zyrtare dhe do të zbatohet nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit.

PËR PËRCAKTIMIN E RREGULLAVE, MASËS, PËRJASHTIMEVE NGA SANKSIONET DHE PROCEDURËS PËR MBLEDHJEN DHE ADMINISTRIMIN E TARIFËS SË TRANSMETIMIT TË INFORMACIONIT TË UDHËTIMIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.38/2025, “Për përpunimin e informacionit të udhëtimit në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave

Ky vendim përcakton rregullat, masën, përjashtimet nga sanksionet dhe procedurën për mbledhjen dhe administrimin e tarifës, që paguhet nga transportuesit që transmetojnë informacionin e udhëtimit në sistemet e Sektorit të Inteligjencës së Udhëtimit.
Termat e përdorur në këtë vendim kanë të njëjtin kuptim me ata të përcaktuar në ligjin nr.38/2025, “Për përpunimin e informacionit të udhëtimit në Republikën e Shqipërisë”.

Ky vendim zbatohet për të gjithë transportuesit tokësorë, ajrorë dhe ujorë, që operojnë në hyrje, dalje ose transit në territorin e Republikës së Shqipërisë, në përputhje me ligjin nr.38/2025, “Për përpunimin e informacionit të udhëtimit në Republikën e Shqipërisë”.

MASAT, RREGULLAT DHE PROCEDURAT PËR MBLEDHJEN DHE ADMINISTRIMIN E TARIFËS

Tarifa për transmetimin e informacionit të udhëtimit, për një vit nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, është në vlerën 200 (dyqind) lekë për pasagjer. Pas vitit të parë, vlera e tarifës rishikohet dhe caktohet në vlerë fikse të rishikueshme çdo 3 (tre) vjet.

Të ardhurat nga kjo tarifë përdoren për mbulimin e kostove të transmetimit dhe të transformimit të informacionit të udhëtimit.

Tarifa përcaktohet në përputhje me parimet e kostos reale të shërbimit, efikasitetit dhe rishikimit periodik.
Vlera e tarifës përbëhet nga:

a) kostoja e infrastrukturës teknologjike (servera, pajisje sigurie, licenca softëare-ike);

b) kostoja operacionale (mirëmbajtje, mbështetje teknike, komunikim me sistemet e transportuesve);

c) kostoja e transferimit të vazhdueshëm të të dhënave te Sektori i Inteligjencës së Udhëtimit;

ç) kostoja e transformimit të të dhënave dhe përpunimi në formatet e miratuara në rregulloren e përpunimit të të dhënave të udhëtimit;

d) kostoja e sigurisë dhe e auditimit të të dhënave;

dh) kostoja administrative e operatorit ekonomik për të menaxhuar dhe për të përpunuar kërkesat që lidhen me transmetimin ose me transformimin e të dhënave të udhëtimit.

Për rishikimin e tarifës, operatori ekonomik paraqet një raport financiar të detajuar, ku shpjegohen kostot ekzistuese dhe ato të reja, që justifikojnë ndryshimin e tarifës. Raporti financiar i detajuar verifikohet dhe miratohet nga Sektori i Inteligjencës së Udhëtimit dhe duhet të përfshijë të gjithë zërat e kostove, përfshirë mirëmbajtjen, sigurinë, licencat, shpenzimet operative, krahasuar me sasinë e të dhënave të transmetuara.

Procedura për mbledhjen dhe administrimin e tarifës është, si më poshtë vijon:

a) Transportuesit, brenda datës 5 (pesë) të çdo muaji, paraqesin pranë Sektorit të Inteligjencës së Udhëtimit raportimin e të dhënave për pasagjerët e transportuar në muajin paraardhës;

b) Sektori i Inteligjencës së Udhëtimit, brenda 5 (pesë) ditëve punë, verifikon dhe konfirmon të dhënat për numrin e pasagjereve dhe ia paraqet këto operatorit ekonomik që do të ofrojë shërbimin e transmetimit dhe të transformimit të informacionit të udhëtimit;

c) Operatori ekonomik, brenda 5 (pesë) ditëve nga konfirmimi i Sektorit të Inteligjencës së Udhëtimit, prodhon dhe i njofton faturën mujore përkatëse çdo transportuesi të detyruar për transmetimin e të dhënave, bazuar në numrin e pasagjerëve dhe për të cilët janë transmetuar të dhënat e udhëtimit;

ç) Një kopje e faturës së prodhuar i dërgohet Sektorit të Inteligjencës së Udhëtimit, së bashku me informacionin lidhur me momentin e njoftimit të faturës transportuesit;

d) Pagesa kryhet nga transportuesi në llogarinë e operatorit ekonomik që do të ofrojë shërbimin e transmetimit të informacionit të udhëtimit, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga momenti i njoftimit të faturës;

dh) Në rast mospagese të tarifës, sipas afateve të përcaktuara në këtë pikë, zbatohen parashikimet e ligjit nr.48/2014, “Për pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore e tregtare”, të ndryshuar;

e) Administrimi i tarifës kryhet nga operatori ekonomik që do të ofrojë shërbimin për transmetimin dhe për transformimin e informacionit të udhëtimit dhe përdoret për qëllimin për të cilin është vendosur tarifa;

ë) Operatori ekonomik ka detyrimin për të siguruar transparencë të plotë në administrimin e tarifës, duke mbajtur të dhëna të sakta dhe të gjurmueshme për çdo pagesë të kryer nga transportuesit ose nga operatorët e tyre përfaqësues;

f) Operatori ekonomik është i detyruar të raportojë çdo tremujor te Sektori i Inteligjencës së Udhëtimit për numrin e transportuesve të mbuluar, shërbimet e kryera dhe vlerën e përgjithshme të tarifave të arkëtuara. Raportet shoqërohen me dokumentacion mbështetës financiar dhe teknik.

Përjashtohen nga pagesa e tarifës:

a) pasagjerët nën moshën 2 (dy) vjeç, pa vend të rezervuar;

b) udhëtimet për qëllime humanitare, të konfirmuara nga autoritetet shtetërore;

c) transportet e kryera nga strukturat shtetërore, në funksion të misioneve të posaçme të sigurisë apo të emergjencës.
Transportuesit apo operatorët ekonomikë përjashtohen nga zbatimi i sanksioneve të parashikuar në shkronjën “dh”, të pikës 6, të këtij vendimi, në rastet e:

a) defekteve teknike të papritura në sistemet e transmetimit, të provuara dhe të dokumentuara;

b) forcës madhore (fatkeqësi natyrore, gjendje të jashtëzakonshme, të konfirmuara me vendim të organit publik, sulme kibernetike), që e bëjnë objektivisht të pamundur transmetimin;

c) njoftimit paraprak ose të menjëhershëm të problemit dhe bashkëpunimit me Sektorin e Inteligjencës së Udhëtimit për korrigjimin e tij;

ç) korrigjimit të shkeljes brenda afatit të arsyeshëm, kur nuk kanë ardhur pasoja.

III. Ngarkohen Ministria e Punëve të Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

“Toma ia mbathi se do e kapte SPAK”, Doshi i përgjigjet Berishës: O Sali mashtruesi, jam në mes të Tiranës!

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha e nisi këtë të premte me një postim në Facebook, ku shkruante se kreu i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi ishte…

“Aeroporti falimentoi para hapjes, dy ministra refuzuan, Lubia firmosi”, Berisha nxjerr “bombën” e Vlorës:140 milionë €..

Kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar sërish lidhur me projektin e Aeroportit të Vlorës, duke e cilësuar atë si një tjetër aferë korruptive të qeverisë Rama….

Vr*sja e 29-vjeçares shqiptare në Kanada, gazetari zbulon detaje tr*nditëse: Burri mori vajzën 1-vjeçe dhe u kthye me… (Video)

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja kriminale që tronditi komunitetin shqiptar në Kanada, ku u vra nga i dashuri nëna shqiptare Savannah Kulla. Gazetari Emanuel Smaka,…

S’ka më bonus 50 mijë lekë, por ja cdo ndodh me pesnionistet

Këtë vit, pensionistët shqiptarë do të marrin një bonus të rëndësishëm për Vitin e Ri, duke i dhënë fund shpërblimit simbolik prej 50 mijë lekësh që kishte…

Kush është i tm*rrshmi që di fatin e Martinajt? Klodiana Lala plas b*mbën: SPAK nuk ia ka pranuar ‘pendesen’, pritet të

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për kërkesën e babait të Ervis Martinajt, që ai të shpallet zyrtarisht i…

Detaje sh*kuese: Egla Ceno është “përdorur” nga kr*mi i organizuar për të suImuar Saimir Kodrën?

Vendimi i Gjykatës Penale të Tiranës, e cila ka dënuar me 1 milion lekë të vjetra aktoren Egla Cenon, e cila akuzohej për veprën penale të “Shpifjes”…