E bujshme! Pasi u mor e pandehur nga SPAK, Belinda Balluku REAGON ME URGJENCE

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka reaguar publikisht për herë të parë pas raportimeve mediatike më herët sot, se është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK). Nga një udhëtim me tren në Zvicër, Balluku ka dhënë një prononcim për median, ku ka folur për axhendën e saj zyrtare dhe planet për zhvillimin e transportit hekurudhor shqiptar.

“Shumë mirë do ishte që të bënim rrugëtimin me tren nga Zvicra në Shqipëri dhe do ta bëjmë në të ardhmen përmes korridoreve hekurudhore europiane ku Shqipëria do të bëhet pjesë, ashtu siç po bëhet edhe me autostradat,” – u shpreh Balluku.

Ajo ndodhet në Zvicër së bashku me përfaqësues të Ministrisë së Infrastrukturës dhe të Energjisë dhe të Hekurudhës Shqiptare, ku do të zhvillojë një takim bilateral me Ministrin Federal të Transportit, Energjisë dhe Mjedisit të Zvicrës.

LEXO Momenti i tragjedisë në Indi, avioni humbi lartësinë vetëm pak momente pas ngritjes në ajër
“Po bëjmë një udhëtim nga Zyrihu në Bern duke provuar efikasitetin dhe efiçencën që hekurudha ka dhe duke bërë plane për një bashkëpunim të ngushtë me hekurudhën zvicerane në të ardhmen, fillimisht me projektin e parë nga Tirana në Durrës,” – tha më tej Balluku.

Ky prononcim i zëvendëskryeministres vjen vetëm pak orë pasi u njoftua në media se SPAK ka regjistruar emrin e saj si person nën hetim për akuzën e “shkeljes së barazisë në tendera”. Ndërkohë, ministrja nuk ka dhënë asnjë koment direkt mbi hetimin, duke u fokusuar në agjendën ndërkombëtare të bashkëpunimit në infrastrukturë.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…