Xhensila Myrtezaj gjithnjë e më shpesh në Kosovë, shkak lidhja me Ledri Vulën! Postimi i fundit i këngëtares “zgjon” kuriozitetin për romancën

Xhensila Myrtezaj dhe Ledri Vula vijojnë të jenë dyshja më e përfolur e publikut. Shpeshherë flitet për një marrëdhënie mes tyre, por asnjëri s’e ka konfirmuar, të paktën deri më tani. Ledri Vula ka publikuar së fundmi një projekt të ri ndërsa vëmendjen e publikut e ka tërhequr padyshim një postim në “Instagram” i Xhensila Myrtezajt.

“Amazing”, shkruan Xhensila, e cila ka publikuar një fragment të shkurtër nga kënga e re e Ledri Vulës. Afrimiteti që shfaqin dyshja në skenë dhe para kamerave ka nxitur spekulimet në rrjete sociale dhe mediat rozë. Mesa duket, me këtë postim, Xhensila ka dashur që t’i hedhë më shumë benzinë zjarrit për një lidhje mes tyre. Të shumtë janë ata që shprehen se në Kosovë dyshja është parë shpeshherë së bashku. Jo vetëm në projekte muzikore, por edhe në të përditshmen e tyre. E në fakt, janë po këto zëra që flasin për një lidhje të konsoliduar mes tyre, ndonëse për publikun ende nuk kanë vendosur që të dalin hapur.

Gjithnjë e më shpesh këngëtarja është parë pranë reperit, ku veç koncerteve, ajo zgjedh që të kalojë më shumë kohë në Kosovë, për të shoqëruar kështu Ledrin edhe në të përditshmen e tij. Nga ana tjetër edhe vizitat e reperit janë shtuar në Tiranë, ku veç takimeve me vajzën e tij, kjo është edhe koha për të takuar këngëtaren. Në një intervistë dhënë pak kohë më parë, Ledri foli për herë të parë për këtë histori, duke zbuluar edhe kiminë që ka mes tyre.

“Ne jemi në një ekip dhe na bie shumë si në studio, si në koncerte të jemi bashkë, ndaj kjo po bën që të përflitemi edhe më shumë. Jemi shumicën e kohës bashkë, sepse edhe koncertet i kemi bashkë. Edhe energjia e ekipit është…”. Pyetjes nëse ishte “single”, artisti iu përgjigj: “Jo, jo, jam mirë”. Duke folur edhe për kiminë mes tyre, Ledri u shpreh se edhe si një çift do të funksiononin. “Jemi një ekip. Kemi shumë kimi. Por edhe ne jetën reale mund të funksiononim si çifte. Normal që po. Pavarësisht fëmijëve apo të kaluarës, nëse dy njerëz duhen, dashuria mund gjithçka. Kemi pas një gjuhë të përbashkët sepse të dy i kemi historitë shumë të ngjashme dhe kemi pas mundësi për të folur. Më pëlqen shumë si artiste. Kam qejf te rri me njerëz që e duan muzikën dhe që kanë qejf të punojnë. Muhabeti na ka shkuar shumë mirë”, – përfundoi artisti.

Sakaq, Xhensila ka preferuar që të mos flasë për këtë histori, por postimi i fundit në rrjetet sociale zbulon shumë. E teksa jeta private e tyre mbetet një nga kuriozitetet më të mëdha, bëhet me dije se dy artistët do të rikthehen sërish në skenë, me një tjetër bashkëpunim.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…