Fatos Nano në gjendje kritike prej 16 ditësh, mjekët: sfida mbetet rizgjimi i trurit

25 Tetor 2025 — Ish-kryeministri Fatos Nano vijon të luftojë për jetën në një prej spitaleve private të Tiranës, ku prej 16 ditësh ndodhet në terapi intensive pas një arresti kardiorespirator të papritur.

Burime mjekësore bëjnë me dije se gjendja e tij shëndetësore mbetet shumë e rëndë dhe e pandryshuar. Nano është ende i pavetëdijshëm dhe shfaq reagime minimale ndaj dritës, çka tregon për dëmtime të ndjeshme neurologjike.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të ekipeve mjekësore dhe reanimimit intensiv, zemra e tij u rikthye në funksion, por mjekët theksojnë se “sfida më e madhe tani është rizgjimi i trurit”, organi më i ndjeshëm ndaj mungesës së oksigjenit gjatë arrestit kardiak.

Një ekip i specializuar kardiologësh, neurologësh dhe reanimatorësh po ndjek pa ndërprerje trajtimin e ish-kryeministrit, i cili po mbahet nën kujdes të vazhdueshëm 24 orë në ditë.

Fatos Nano, një nga figurat më të njohura të politikës shqiptare pas viteve ’90, drejtoi qeverinë në disa periudha të ndryshme dhe ka qenë një nga themeluesit kryesorë të Partisë Socialiste të Shqipërisë.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…