Boksieri Jurgen Uldedaj shpallet kampion bote në versionin IBO

Boksieri nga Lezha, Jurgen Uldedaj, është shpallur kampion bote në peshën “cruiserweight” (deri në 90 kg), pas një paraqitjeje madhështore në “O2 Arena” të Londrës.

Uldedaj arriti të triumfojë ndaj kamerunasit Rolly Lambert Fogoum, në një përballje të fortë e të luftuar deri në fund, duke fituar me vendim unanim të gjyqtarëve (120-108, 118-110, 119-109). Me këtë sukses, ai rrëmbeu titullin botëror të federatës IBO, duke ngjitur emrin e tij mes më të mirëve të këtij sporti. Dueli nisi me intensitet të lartë, ku boksieri kuqezi tregoi qartë synimin për të dominuar. Me stil agresiv dhe teknikë të saktë, Uldedaj ndërtoi avantazhin që në raundet e para, duke detyruar kundërshtarin të mbrohej vazhdimisht.

Në pjesën e dytë të ndeshjes, 28-vjeçari ruajti qetësinë dhe kontrollin e situatës, duke menaxhuar me maturi çdo përpjekje të kamerunasit për t’u rikthyer në lojë. Në fund, gjyqtarët nuk patën asnjë dilemë: fitore e pastër për Uldedajn.
Me grushtat drejt qiellit dhe flamurin kuqezi në duar, Jurgen Uldedaj festoi triumfin historik në mes të Londrës, duke bërë krenarë shqiptarët kudo ndodhen.

IBO është një organizatë e pavarur, që nuk njihet nga katër organizatat e mëdha drejtuese në boks (WBA, WBC, IBF dhe WBO), të cilat njohin vetëm njëra-tjetrën në renditjet dhe rregullat e unifikimit të titujve Megjithatë, që nga viti 2023, titujt e IBO-së janë unifikuar me titujt e organizatave të tjera në disa kategori peshash.

Related Posts

Moti i keq/ Uji hyn në disa banesa në Vaun e Dejës. Lumi Glinë rrezikon të dalë nga shtrati, mund të përmbytet e 1/3 e qytetit

Strukturat vendore të Mbrojtjes Civile kanë dhënë detaje mbi situatën në qarkun Shkodër si pasojë e motit të keq. Bëhet me dije se në Bashkinë e Vaut…

Rama njofton: Kartat e ID do kalojnë në celular! Identiteti digjital për shqiptarët nga 2026

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nga viti 2026 shqiptarët do të pajisen me identitetin e vet digjital. Në podkastin “FLASIM”, Rama u shpreh se kartat e…

Aksident në Fier, këmbësorja përplaset nga një automjet, transportohet me urgjencë në spital

Një aksident automobilistik është regjistruar pak minuta më parë në qendër të Fierit, ku një këmbësore është përplasur nga një automjet tip Mercedes, i cili drejtohej nga…

Këneta, e dëshpëruar! Ka nxjerrë kandidat një aktor humori”, Rama për Florjan Binajn: Na shkriu së qeshuri kur më imitonte

Fitoren në qytetin e Tiranës dhe të Vlorës në zgjedhjet e 9 nëntorit, me dy kandidate gra Ogerta Manastirliun dhe Brunilda Mersinin, kryesocialsiti Edi Rama e sheh…

Ora dimërore! Akrepat kthehen 60 minuta mbrapa, ja çfarë duhet të dini…

Si çdo vit, ndryshimi nga ora verore në atë dimërore bëhet të dielën e fundit të tetorit. Duke nisur nga dita e sotme, data më 26 tetor,…

Rama jep lajmin e papritur, ja cdo ndodhe me shqiptaret ne vitin 2026

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nga viti 2026 shqiptarët do të pajisen me identitetin e vet digjital. Në podkastin “FLASIM”, Rama u shpreh se kartat e…