E paprecedentë! Fituesja e Miss-it të vitit të kaluar refuzoi të kurorëzonte fituesen e këtij viti!?

Vetëm disa orë para eventit, Cooper njoftoi se nuk do të ishte e pranishme

Spektakli i “Miss USA 2025” ka përfunduar dhe tashmë Shtetet e Bashkuara kanë përfaqësuesen e tyre për garën e Miss Universe. Fituesja u shpall Audrey Eckert nga Nebraska, 23-vjeçarja që fitoi dashurinë e publikut dhe jurisë, por jo miratimin e një personazhi të rëndësishëm Alma Cooper, fitueses së vitit 2024, e cila vendosi të mos merrte pjesë në ceremoninë e kurorëzimit për të dorëzuar kurorën.

Vetëm disa orë para eventit, Cooper njoftoi se nuk do të ishte e pranishme, duke shkaktuar valë spekulimesh dhe kritika, pasi në traditë është gjithmonë e rëndësishme që ‘mbretëresha’ aktuale t’i dorëzojë personalisht kurorën pasardhëses së saj. Vendimi i saj i papritur detyroi organizatorët të bënin ndryshime në minutat e fundit.

Alma Cooper, e cila u shpall Miss USA në vitin 2024 dhe është vlerësuar për arritjet e saj në fusha të ndryshme, publikoi një mesazh të gjatë në Instagram për të sqaruar arsyet e mungesës.

“Pas shumë reflektimesh, kam marrë vendimin tepër të vështirë për të mos marrë pjesë në këtë vit në garën dhe ceremoninë e Miss USA. Mbyll këtë kapitull me bindjen se e përfundova me dinjitet dhe integritet, me kokën lart, ashtu si kurora që pata nderin ta mbaja,” – shkroi Cooper në rrjetet sociale.

Ajo shtoi se gjithmonë është përpjekur të arrijë përsosmërinë në çdo aspekt të jetës:

“Në çdo hap të karrierës sime, ndjek gjithmonë ekselencën. Kjo dëshirë më ka shtyrë të diplomoj në West Point ndër 50 studentët më të mirë, të përfundoj tre maratona brenda dhjetë muajve dhe të bëhem Knight-Hennessy Fellow në Universitetin Stanford,” – theksoi ajo, duke u shprehur krenare për arritjet e saj.

Edhe pse ceremonia nuk pati momentin tradicional të dorëzimit të kurorës, Audrey Eckert arriti të shkëlqejë dhe të fitojë titullin e Miss USA 2025. E reja nga Nebraska, e diplomuar në administrim biznesi dhe specialiste në marketing, do të përfaqësojë Shtetet e Bashkuara në Miss Universe. Me nëntë kurora të fituara deri më sot në këtë kompeticion, SHBA renditet ndër vendet më të suksesshme në historinë e Miss Universe, dhe këtë herë përgjegjësia për ta mbajtur traditën i takon Audrey Eckert, e cila e priti me gëzim dhe mirënjohje triumfin e saj, pavarësisht mungesës së Alma Cooper.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…