Itali/ Makina me 5 persona ra në humnerë, vdes një 25-vjeçar! Zjarrfikësi që shkoi në ndihmë ishte i ati

Një makinë ka rënë nga një urë mbrëmë në Gallura, provincë e Sardenjës, Itali, ku në bord ishin pesë të rinj. Një djalë 25-vjeçar humbi jetën.

Aksidenti ndodhi përgjatë rrugës Baldu-L’Agnata, në fshatrat në periferi të Tempio Pausania. Viktima quhej Omar Masia, nga Calangianus, dhe ishte djali i Massimiliano Masia-s, një zjarrfikës në shërbim pranë stacionit lokal, i cili ndërhyri për të dhënë ndihmën e parë.

Djali po kthehej nga një festë në një agroturizëm bashkë me katër miqtë e tij. Makina, një BMW, doli nga rruga rreth orës 4 dhe përfundoi përmbys në një humnerë. I riu që ishte në timon arriti të dilte nga makina dhe vrapoi në këmbë drejt një shtëpie aty pranë për të kërkuar ndihmë, sepse në zonë nuk kishte sinjal telefoni.

Tre prej tyre mbetën të bllokuar brenda në makinë. Për këtë arsye ishte i nevojshëm ndërhyrja e zjarrfikësve të Tempio Pausania. Por në skuadrën që mbërriti në vendngjarje ishte edhe babai i tij. Miqtë e Omarit, të gjithë nga 24 deri në 25 vjeç, u nxorën dhe pësuan disa fraktura. Ai, për fat të keq, nuk ia doli. “Jemi të shokuar. Në humnerë zbriti e gjithë skuadra dhe Massimilianoja jonë kuptoi se përpara tij ishte i biri. Të gjithë djemtë u nxorrën, u ngjitën sipër. I vetmi që fatkeqësisht nuk ia doli ishte Omar,” – shpjegon për Repubblica komandanti i zjarrfikësve të Sassari, Antonio Giordano.

“U njoftova menjëherë për atë që po ndodhte nga njerëzit e mi dhe dërgova menjëherë një skuadër të dytë mbështetëse.” Kanë qenë çaste rrëqethëse. Zjarrfikësi nuk deshi të largohej nga i biri. Koleget e mbështetën sa mundën. Omar ishte elektricist dhe po bënte një praktikë. Edhe gjyshi i tij kishte qenë zjarrfikës. Tani hetimet do të sqarojnë se çfarë ka ndodhur. Po merret në shqyrtim shpejtësia si shkak i përplasjes fatale ku humbi jetën i riu, që ndodhej në sediljen e pasme. Po vlerësohen gjithashtu edhe kushtet e asfaltit, pasi ditët e fundit në Tempio Pausania ka pasur reshje. Priten edhe testet për përdorimin e alkoolit dhe drogave, siç është procedura kur ndodh një aksident i rëndë.

“Kam telefonuar tashmë personalisht shërbimin e mbështetjes psikologjike për Massimilianon dhe katër kolegët që ishin me të gjatë natës. Të gjithë janë të tronditur nga tragjedia që ka goditur familjen tonë,” – shton komandanti Antonio Giordano.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…