‘Do na mungosh pafundësisht dashuria jonë’! Bashkëshortja e ish-deputetit bën dedikimin prekës

Këtë të diel, 9 mars, u nda nga jeta ish-deputeti i Partisë Socialiste, Andis Harasani. Lajmin tronditës e bëri me dije vetë bashkëshortja e ish-deputetit, Suela Harasani.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka njoftuar se fatkeqësisht njeriu i saj i zemrës, babai i dy engjëjve të saj, Theas dhe Henryt, nuk arriti të mposhte sëmundjen e egër e cila i kishte kapluar trupin.

Pa çka se luftoi me forcën, besimin dhe vendosmërinë që e karakterizonte, ish-deputeti humbi betejën me kancerin. Ndër të tjera, Suela shkruan se ai do të mbetet në zemrën e saj dhe dy fëmijëve të tyre dhe se do t’i mungojë pafundësisht.

“Te dashur familjare e miq, Me hidherim te thelle, njoftojme humbjen e parakohshme te njeriut tone te zemres, babait, bashkeshortit, djalit, vellait, mikut Andis Harasani. Andisi yne luftoi per jeten me forcen, besimin dhe vendosmerine qe e karakterizonte gjithmone.

Ai luftoi fort për ne dhe nuk rreshti kurre së dhuruari dashuri, mbeshtetje e force. Fatkeqesisht, e humbem betejen kunder kancerit. Une, Thea dhe Henry jemi perjetesisht mirenjohes per kete rrugetim jete qe krijuam bashke. Ti do mbetesh në zemrat tona njeriu yne më i shtrenjte, me humor te pakrahasueshem, gjithë mençuri e guxim per te ecur perpara. Do na mungosh pafundesisht, dashuria jonë! Detaje per ceremonine e lamtumirse fundit do ndahen ne ditet ne vazhdim”, shkruan bashkëshortja e ish-deputetit në postimin e saj në “Facebook”.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…