۷r*sja e gjyqtarit, flet xhaxhai i të dyshuarit

I arrestuari Gjon Shkambi ishte sot në Gjykatën e Apelit ku u shqyrtua në seancë kërkesa për të ndryshuar masën e sigurisë në ndjekje në gjendje të lirë.

Shkambi foli në seancën me dyer të mbyllura, mbi vr asjen e paprecedentë që ndodhi në sallën e gjyqit tre javë më parë kur nipi i tij qëlloi me pistoletë gjyqtarin Astrit Kalaja, duke i marrë jetën.

Shkambi tha se ai nuk kishte dijeni për veprimet e nipit të tij, Elvis Shkambit.

Ai shtoi se nëse do ta dinte, patjetër do ta kishte parandaluar ngjarjen.

Shkambi mohoi çdo përfshirje, duke theksuar se konfliktet e tij për pronat i ka ndjekur gjithmonë në rrugë ligjore, një proces që vazhdon prej 30 vitesh.

Ai shprehu ngushëllime për familjen e gjyqtarit Kalaja.

Trupa gjykuese me relator Gent Shala, vendosi ta rrëzojë kërkesën e Shkambit për liri duke e lënë nën masën e sigurisë së arrestit me burg pa afat.

Gjykata e Apelit vendosi të lërë në burg edhe rojën e gjykatës, Banush Koxhaj, nën akuzën për shpërdorim detyre. Në seancë, avokatja e Koxhaj kërkoj lirinë duke vlerësuar se ishte i patrajnuar dhe për më tepër është i sëmurë.

Më herët, gjatë deklaratës së parë të tij pas hetuesve, autori i dyshuar Elvis Shkambi tha se kishte vepruar me impulsivitet, për shkak të vendimeve të gjyqtarit në favor të palës tjetër në gjykim.

“Më kishte ardhur në majë të hundës me gjyqet. Dëgjova që mori vendimin në favor të palës tjetër. Unë nuk e kam menduar përpara vr asjen por aty mu mbush mendja për ta vr arë kur dha vendim kundër nesh”, tha ai.

Sipas hetimeve të Prokurorisë, ngjarja ndodhi rreth orës 15:38 të 14 tetorit, gjatë një seance gjyqësore me objekt “Kundërshtimin e veprimeve përmbarimore”. Palë paditëse ishte shtetasi R. K., i shoqëruar nga djali i tij E. K., ndërsa në cilësinë e palëve të paditura ishin përmbaruesi gjyqësor T. M., Zyra Përmbarimore Shkodër, si dhe Gjon Shkambi i shoqëruar nga nipi i tij, Elvis Shkambi.

Pamjet filmike dhe dëshmitë e mbledhura kanë zbardhur se në orën 13:42, Elvis dhe Gjon Shkambi kanë hyrë në ambientet e gjykatës dhe kanë kaluar nga pajisja e skanerit të sigurisë. Pajisja sinjalizoi praninë e metaleve, por punonjësi i sigurisë Banush Koxhaj nuk kreu asnjë kontroll fizik apo regjistrim të personave në librin e protokollit, siç e kërkon rregullorja.

Dy personat qëndruan në hollin e pritjes deri në orën 15:29 dhe më pas hynë në sallën e gjyqit nr. 3. Sipas hetimeve, në momentin që gjyqtari Kalaja shpalli vendimin, Elvis Shkambi nxori një pistoletë nga brezi dhe qëlloi disa herë drejt tij. Gjyqtari u plagos rëndë dhe humbi jetën gjatë transportit për në spital.

Më pas, i dyshuari qëlloi edhe në drejtim të R. K. dhe E. K., duke i plagosur të dy, por fatmirësisht ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, Gjon Shkambi nuk ndërhyri për të ndaluar nipin e tij, çka ka ngritur dyshime se ai ka qenë në dijeni të planit për ekzekutimin e gjyqtarit, duke pasur rolin e shtytësit apo ndihmësit në krim.

Pas krimit, Elvis Shkambi i ka dorëzuar armën një nëpunësi gjyqësor dhe është neutralizuar në oborr nga policia.

Ndaj Elvis Shkambit, 30 vjeç, rëndojnë akuzat për “Vr asje e funksionarëve publikë” e kryer në bashkëpunim, “Vr asje në rrethana të tjera cilësuese” e mbetur në tentativë, dhe “Mbajtje pa leje e armëve”. Gjon Shkambi, 56 vjeç, do të gjykohet për “Vr asje e funksionarëve publikë” në bashkëpunim dhe “Vr asje në rrethana të tjera cilësuese” e mbetur në tentativë, ndërsa Banush Koxhaj, 63 vjeç, i dyshuar për “Shpërdorim detyre”.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë me tre fishekë, si dhe prova të tjera që ndihmojnë dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje tronditëse.

Related Posts

Qielli “ndezet” në mars: Ja se çfarë pritet të ndodhë në qiell këtë muaj

Qielli i marsit hapet me një fenomen spektakolar astronomik, një eklips të plotë hënor. Të martën, më 3 mars, Toka do të vendoset mes Diellit dhe Hënës,…

Kjo nuk pritej! Ndryshojnë rregullat në kufirin Shqipëri Kosovë/ Çfarë pritet të ndodhë

Nga sot deri në fund të muajit maj do të jetë në fuqi kalimi me kontrolle në pikën kufitare të Morinës, mes Kosovës dhe Shqipërisë. Kështu përfundon…

Plas keq mes dy banoreve gati përplasje fizike: “Me sa meshkuj njëkohësisht e ka bere motra jote”

Tensionet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania kanë arritur një pikë kritike, duke kulmuar me një përplasje të ashpër verbale mes dy banorëve, Rogertit dhe Mateos….

Burri e la te vetme me dy femije, Eni Çobani i shk*terron kunatën para te gjithe shqiptareve, ja cfare i kishte bere

Në hyrje të seancës së “Shihemi në Gjyq”, Eni Çobani u ndal në rastin e javës së kaluar, të Denisës, nënës me dy fëmijë të sëmurë, e…

Aksident me pasoja në Itali, nderron jete 24-vjeçari shqiptar. Emri

Një aksident tragjik ka ndodhur këtë mëngjes në Itali, ku një automjet me punëtorë shqiptarë u përplas me një kamion që transportonte fruta dhe perime në rrugën…

Shqiptari dh*noi nënën dhe u vetëmb*ყt: E ëma s’di asgjë për të birin, ende në koma

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali. Mesditën e 22 shkurtit, autoritetet italiane gjetën trupin e pajetë të Riccardo Merkurit, 20-vjeçar, i cili një…