Ahmetaj shpërthen ndaj Dumanit: ‘Unë s’kam asnjë firmë te inceneratorët, le të bëhet vetë bashkëpunëtor kur të akuzohet për shpërdorim detyre’

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar ashpër ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani, pas deklaratave të fundit lidhur me hetimet për aferën e inceneratorëve. Në një prononcim publik, Ahmetaj mohoi çdo përfshirje të tij në skemën e inceneratorëve, duke e cilësuar akuzën si të pabazuar dhe të motivuar politikisht.

“Unë s’kam asnjë firmë te inceneratorët. Pse nuk merret ky me McGonigal? ‘Jemi duke hetuar’ – po pse, shqiptarët janë budallenj? Unë i sugjeroj Dumanit që të bëhet vetë bashkëpunëtor i drejtësisë, kur të akuzohet për shpërdorim detyre,” deklaroi Ahmetaj.

Reagimi i tij vjen në vijim të përplasjeve publike me drejtuesin e SPAK, ndërsa organi i akuzës po zgjeron hetimet mbi procedurat e koncesioneve të inceneratorëve. Ahmetaj ka përsëritur se është i gatshëm të përballet me drejtësinë, por ka theksuar se ndaj tij po zhvillohet një proces “selektiv dhe i motivuar politikisht”.

Related Posts

Sali Berisha zbulon sekretin për Fatos Nanon: Ja pse atë e desha më shumë, ai kishte një

I njohur për qëndrimet e forta dhe përplasjet e ashpra me kundërshtarët, Berisha këtë herë befasoi me tonin e tij të moderuar dhe reflektues. Duke folur për…

Tërmeti i fortë ‘shkund’ këtë vend, ja sa ishte magnituda

Një tërmet shumë i fortë ka goditur Turqinë mbrëmjen e sotme (27 tetor). Forca e lëkundjeve raportohet se ishte 6 ballë dhe pritet të përcaktohet saktësisht epiqendra…

“Fshehu dënimet nga drejtësia greke”, Dumani e konfirmon: Gjyqtarja Irena Gjoka është nën hetim

Gjyqtarja e GJKKO-së, Irena Gjoka, është vënë nën hetim nga SPAK, pas akuzave të opozitës se ajo ka fshehur dënime të caktuara ndaj saj nga drejtësia greke….

Zbulohet aksidentalisht data e nisjes së Big Brother VIP

Fansat e Big Brother VIP Kosova kanë filluar të bëjnë hamendësime pas një detaji të fundit që ka dalë nga një bashkëpunim i ekipit të formatit me…

Florjan Binaj gjen “lulishten” e fshehur me inerte! (Video)

Kandidati i pavarur Florjan Binaj, ka zbuluar një “lulishte” me inerte në kryeqytet. Bëhet fjalë për një shesh me inerte e cila qëndron në mes të rrugës…

Spektakël dhe konfuzion, objekti misterioz i gjelbër ndez qiellin

Qielli i Moskës është ndriçuar nga një dritë e gjelbër gjigante që u pa nga qindra qytetarë, duke krijuar spektakël dhe konfuzion në të njëjtën kohë. Pamjet…