Sali Berisha zbulon sekretin për Fatos Nanon: Ja pse atë e desha më shumë, ai kishte një

I njohur për qëndrimet e forta dhe përplasjet e ashpra me kundërshtarët, Berisha këtë herë befasoi me tonin e tij të moderuar dhe reflektues. Duke folur për momentet kyçe të tranzicionit politik në Shqipëri, ai solli në vëmendje sjelljen e Nanos pas humbjes së zgjedhjeve, të cilin e cilësoi si një akt burrërie dhe përgjegjësie politike.

“Edhe pse ishim kundërshtarë të vendosur, Fatos Nano kishte një cilësi që shumë sot nuk e kanë. E pranonte humbjen, e pranonte gabimin dhe nuk ngulte këmbë kur e kuptonte që kishte mbaruar koha e tij. Ai dha dorëheqjen dhe u tërhoq vetë. Kjo është për t’u vlerësuar, sepse tregoi karakter,” u shpreh Berisha.

Ilnisa Agolli, e cila njihet për pyetjet e saj të drejtpërdrejta, nuk ngurroi të ngacmojë Berishën edhe për aktualitetin politik, por ishte pikërisht ky reflektim për një nga figurat më të përfolura të së majtës që krijoi jehonë më të madhe në studio.

“Kemi shumë dallime me Nanon, por ai nuk fshihej pas justifikimeve. E thoshte me gojën e tij: ‘E bëra gabimin’. Tani e ke të pamundur të gjesh një lider që e thotë këtë gjë”, shtoi Berisha, duke lënë të nënkuptohet se në politikën e sotme mungon ndershmëria për të pranuar përgjegjësinë.

Deklarata e Berishës për Nanon është ndër të rrallat ku ish-kryeministri flet me respekt për një rival politik, dhe menjëherë ka ngjallur komente në rrjet, sidomos në një kohë kur skena politike shqiptare mbetet e tensionuar dhe e polarizuar. Kjo intervistë në “FLET” pritet të komentohet gjatë në ditët në vijim, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…