Kur Ali Podrimja i lutej Dritëro Agollit “nëse mund t’ja gjente një mjek të mirë për djalin e sëmurë rëndë”

Pasardhësja e shkrimtarit të njohur, Dritëro Agollit, Elona Agolli, herë pas here zbulon korrespondencën e të atit, me të afërmit dhe miqtë e tij dhe kohë më parë, solli një letër dërguar nga Ali Podrimja, në kohën kur Lumi, i biri, ishte në një spital në Beograd.

Në letrën e vitit 1979, Podrimja i drejtohej Dritëro Agollit me një lutje, se nëse mund t’i gjejë ndonjë mjek të mirë, për djalin. Letra vinte nga Beogradi në Tiranë.

Më poshtë, letra e plotë e Ali Podrimjes e vitit 1979 drejtuar Dritëro Agollit:

Dëshiroja të jem me Juve, por qe, më gjet kjo e keqe. Megjithë intervenimet e mëdha të mjekëve, fëmija im gjendet në një kotësi të thellë.
Ai nuk kishte ekinokokun, por tumor në brinin e shtatë të anës së majtë. Tmerr, tmerr dhe diçka e paparamenduar. S’di si do ta mashtroj dhe si do t’i tregoj Fitores; s’di si do t’i kaloj ditët me të.

I dashur Dritëro, nëse mundesh dhe nëse ke miq të mirë nga mjekët, të lutem interesohu dhe më lajmëro disi. Qëllimi im është ta shpëtoj Lumin, të gjej ilaç për jetën e tij.

Këtë fotografi të Lumit ia jep Xhevairit.
Më fal, nuk po mundem më të shkruaj.
Ju dëshiroj çdo të mirë ty, familjes suaj dhe të gjithë shokëve.

Me dashuri vëllazërore
Ali Podrimja
30.10.79 , Beograd

P.S
30 tetorin do ta mbaj në mend si ditë të rëndë për familjen time.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…