“Donte të na VRlSTE!”- Shqiptari terr*rizon qytetarët grek, p*rpIas me qëllim makinat gjatë lëvizjes! 32-vjeçari nuk pendohet: Mos e bëni kaq dramë!

Një 32-vjeçar shqiptar ka terrorizuar qytetarët grek në autostradën VOAK në Greqi, pasi teksa drejtonte një makinë tip “Chevrolet”, nisi të përplasej me shpejtësi të lartë dhe me qëllim ndaj automjeteve që lëviznin përpara tij, duke rrezikuar seriozisht jetën e dhjetëra drejtuesve e pasagjerëve.

Sipas dëshmitarëve, makina e zezë përplasej “si raketë” në pjesën e pasme të automjeteve të tjera, duke bërë që disa prej tyre të devijonin nga rruga, të godisnin mbrojtëset anësore apo ndarëset qendrore të autostradës. Mësohet se tetë automjete u goditën gjatë incidentit, përfshirë makina me turistë, disa prej të cilave ishin me qira.

“Donte të na vr iste. E ndjemë. Përpiqej të ‘ngjitej’ mbi makinën tonë,” tha mes lotësh një turiste që ndodhej me pushime në Kretë.

“E pashë nga pasqyrat një makinë të zezë që afrohej me shpejtësi të madhe. Para se të kuptoj çfarë po ndodhte, më goditi me forcë pas makinës, duke më hedhur në ndarësen qendrore. Pastaj, u kthye sërish në rrugë dhe më goditi për herë të dytë. Makina ime përfundoi në kanal”, tha një tjetër.

Sipas tij, ai ishte automjeti i shtatë në radhë që u godit. “Na shpëtoi fati që na përplasi nga pas, përndryshe do kishim pasur viktima,” shtoi ai.

“Ishte fat i madh që nuk pati viktima. Ai njeri mund të kishte vrarë njerëz,” theksuan disa të tjerë.

Pas përplasjes, rezultoi se shoferi ishte shqiptar, i cili pas dëmtimit të rëndë të automjetit dhe shpërthimit të njërës gomë, e braktisi makinën dhe u largua në këmbë përgjatë rrugës së vjetër kombëtare, me drejtim Heraklionin. Policia e lokalizoi më pas në zonën Kokkini Hani dhe e arrestoi.

Më vonë, në Drejtorinë e Policisë së Heraklionit, ku u shoqërua, 32-vjeçari tregoi sjellje sfiduese, duke u thënë personave që dëmtoi: “Epo mirë, mos u bëni dramë…”

Sipas policisë, ndaj tij po ngrihet kallëzim penal nga Seksioni i Trafikut të VOAK për rrezikim serioz të sigurisë rrugore, shkaktim dëmesh materiale dhe braktisje vendi aksidenti. Dosja do t’i përcillet Prokurorisë së Heraklionit për vlerësim të mëtejshëm.

Related Posts

Qielli “ndezet” në mars: Ja se çfarë pritet të ndodhë në qiell këtë muaj

Qielli i marsit hapet me një fenomen spektakolar astronomik, një eklips të plotë hënor. Të martën, më 3 mars, Toka do të vendoset mes Diellit dhe Hënës,…

Kjo nuk pritej! Ndryshojnë rregullat në kufirin Shqipëri Kosovë/ Çfarë pritet të ndodhë

Nga sot deri në fund të muajit maj do të jetë në fuqi kalimi me kontrolle në pikën kufitare të Morinës, mes Kosovës dhe Shqipërisë. Kështu përfundon…

Plas keq mes dy banoreve gati përplasje fizike: “Me sa meshkuj njëkohësisht e ka bere motra jote”

Tensionet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania kanë arritur një pikë kritike, duke kulmuar me një përplasje të ashpër verbale mes dy banorëve, Rogertit dhe Mateos….

Burri e la te vetme me dy femije, Eni Çobani i shk*terron kunatën para te gjithe shqiptareve, ja cfare i kishte bere

Në hyrje të seancës së “Shihemi në Gjyq”, Eni Çobani u ndal në rastin e javës së kaluar, të Denisës, nënës me dy fëmijë të sëmurë, e…

Aksident me pasoja në Itali, nderron jete 24-vjeçari shqiptar. Emri

Një aksident tragjik ka ndodhur këtë mëngjes në Itali, ku një automjet me punëtorë shqiptarë u përplas me një kamion që transportonte fruta dhe perime në rrugën…

Shqiptari dh*noi nënën dhe u vetëmb*ყt: E ëma s’di asgjë për të birin, ende në koma

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali. Mesditën e 22 shkurtit, autoritetet italiane gjetën trupin e pajetë të Riccardo Merkurit, 20-vjeçar, i cili një…