Provat e reja në SPAK? Monika Kryemadhi sulmon Dumanin: “Puç” ndaj familjes sime, me urdhër të Yuri Kim

Teksa sot ishte parashikuar që të mbahej seanca paraprake për presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi, gjyqi është shtyrë. Shkak është bërë mungesa e avokatit mbrojtës të Kryemadhit.

Ndërkohë, ish-deputetja Monika Kryemadhi, në një deklaratë për mediat jashtë ambjenteve të SPAK hodhi akuza teksa tha se SPAK vazhdon të shantazojë Ilir Metën dhe familjen e saj me hetimet që po vazhdon edhe pse dosjen e ka kaluar për gjykim.

Ajo shënjestroi Altin Dumanin duke e cilësuar si ushtar të Yuri Kim, ish- ambasadores së SHBA.

Sipas saj, gjithçka është stisur nga ish-ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.

“Një gjë të mirë kishte sot seanca, sepse sot kemi kompanitë apo personat që kanë paguar fatura në emër të të ashtuquajturës LSI.

Del në pah “grushti i shtetit” apo “puçi” ndaj familjes sime apo rrethit shoqëror”, deklaroi Kryemadhi.

“Një kompani amerikane ka paguar për lobim në SHBA. Që nga ky moment, akuzat për lobimin nuk bëjnë gjë tjetër veçse ngarkojnë me faj kompaninë GSIS, që ka pranuar që në llogarinë e një kompanie lobimi të paguhen para në emër të një partie shqiptare.

Tani do nisë të zbardhet skema e gjuetisë së shtrigave të Yuri Kim, që për fat të keq nuk e zgjidh dot me një bursë në Angli për xhelatin e saj që ka në SPAK”, tha ajo.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…