“Bëri sikur ishte fans i imi dhe i bashkëshortit…”/ Aktorja shqiptare me lot në sy: Babai nuk më kërkoi për 27 vjet…

E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ka qenë aktorja dhe opinionistja Flutra Gashi, e cila ka bërë një rrëfim emocional për jetën e saj. Ajo ka zbuluar se ka qenë 9-muajshe kur babai i saj është ndarë me nënën dhe kjo e fundit e ka rritur e vetme. Flutra shprehet se e ëma i ka plotësuar gjithçka dhe nuk i ka munguar asgjë në jetë. Ajo shton se me babain ka komunikuar pasi ka ndërruar jetë nëna e saj, por nuk e ka takuar asnjëherë.

Pjesë e intervistës:
Bieta: Fakti që merr vajzën, gruan në mbrojtje, ka diçka që ka ndodhur në jetën tënde. Ndonjëherë ato që ne jemi, ato që ne bëjmë është për shkak të një fëmijërie, të një jete, sfidash që kemi kaluar. E jotja nuk ka qenë një jetë e lehtë, përkundrazi do thosha

Flutra: Figura ime e vetme në fëmijërinë time ka qenë vetëm nëna.

Bieta: Çfarë ka ndodhur?

Flutra: I kam patur prindërit e ndarë, pastaj kam patur model një nënë shumë të fortë.

Bieta: Kur ke qenë ti sa vjeçe?

Flutra: 9 muajsh, babin nuk e kam takuar asnjëherë. Jam rritur nga një grua e fortë, arsyeja dhe motivi ka qenë pikërisht kjo, e kam parë sa mundet me pas forcë një grua edhe me ia dalë. Nëse nuk dorëzohet, nëse nuk dëgjon paragjykimet, nëse nuk ndikohet prej mentalitetit dhe paragjykimeve dhe nëse ka një zemër të mirë dhe të drejtë. Pastaj ndoshta edhe e kam pak me të lindur, jam pak feministe, i dua femrat, i përkrah, më pëlqen e bukura. Nuk e dua dhunën ndaj femrave, femra është e brishtë, qenie emocionale, nuk kam qejf të lëndohet. Kam qejf të jap kontributin tim sa më shumë të mundem, sa më shumë të di me treguar histori të mia pa hezitim, për të motivuar femra që mund të gjenden në situatat e mia. Ndoshta ajo arsyeja që unë jam marrë me këto tema ka qenë nëna ime që ka qenë një grua vetëushqyese, shumë e fortë, që më ka rritur dhe shkolluar pa më munguar asnjë gjë në jetën time. Më ka plotësuar edhe dashurinë e babait që nuk e kisha. E kam pasur përkrahjen e saj 100 për qind.

Bieta: Po përkrahja e babait?

Flutra: Jo, nuk e njoh, nuk më është shfaqur. Ai është shfaqur pas vdekjes së mamit, direkt mua jo, ka kontaktuar bashkëshortin tim në këto rrjetet sociale. Fillimisht është paraqitur si fans i imi dhe i bashkëshortit, siç e dini edhe ai është fytyrë publike. Pastaj bashkëshorti tha se gjatë bisedës nisi që t’a kuptonte dhe e ka pyetur ‘a je babai i Flutrës?’. Ai më pas ka treguar. Kemi bërë bisedë të vogël në rrjetet sociale por pa u parë asnjëherë. Me shumë respekt i jam përgjigjur. Kam folur krejt atë që kisha mbajtur për 26 vite jete, se 26-27 isha në atë kohë.

Bieta: Ça kishe në 27 vite jetë për t’i thënë?

Flutra: Çfarë të ndaloi mos me më takuar. Sidomos kur kuptova se ai ishte i martuar dhe nuk kishte fëmijë. Isha e vetmja vajzë e tij. Kureshtja çfarë e ka ndaluar me më takuar, ishte pyetja e parë. Pasi u bëra prind e kuptova rëndësinë e prindit, kam parë bashkëshortin tim me vajzë, dashurinë. Ka qenë një bisedë e thjeshtë, edhe ai u arsyetua në atë të vetën, e respektova.

Bieta: A të shëroi plagën?

Flutra: Nuk kam pasur plagë. Babai më ka lënë 9-muajshe dhe nuk kam qejf absolut me bërë viktimën. Më shumë prej gjithë asaj historie më ka ardhë rëndë që ka vendosur me u paraqitur pasi ka vdekur mami.

Related Posts

Vd*kja e ish-bashkëshortes së Alban Hoxhës pas lindjes, 11 vite pritje për drejtësi: prokuroria kërkon dënim për dy mjekët

Pas më shumë se një dekade nga vdekja tragjike e Doriana Hakës, ish-bashkëshortes së portierit të njohur Alban Hoxha, Prokuroria e Apelit ka shpallur pretencën ndaj dy…

“Financat do fillojnë të rriten”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

Dashi Partneri do ju tregoje sot se është një kënaqësi e madhe t’iu kesh pranë ju. Nuk do mungojnë surprizat dhe propozimet interesante. Beqaret do tërhiqen mjaft…

“Uragani i shekullit” po fshin gjithçka nga faqja e dheut, pamjet e frikshme nga Xhamajka! “Melissa” nuk kursen askënd

Pamje të frikshme vijnë nga gjiri i Atlantikut dhe veçanërisht Xhamajka, aty ku është edhe “syri” i uraganit “Melissa”, që raportohet se po fshin gjithçka nga faqja…

E zh’dukur prej një jave në Itali, kërkohet ndihmë për gjetjen e 35-vjeçares shqiptare

Një 35-vjeçare shqiptare ka humbur kontaktet me familjen në Trento të Italisë prej gati një jave. Faqja në Facebook “Shkolla Shqipe”Artur Lleshi”, organizatë shqiptare në Itali, ka…

“Zbulimi i Blackberry-t të Berberit nxjerr në dritë aferën e tunelit të Llogarasë”, Lala zbardh dosjen e SPAK: Si hyri …

Klodiana Lalën, trajtoi këtë të martë historikun e rrugëtimit politik të zv/kryeministres, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e cila është sot person në hetim…

Iu prenë ëndrrat në mes nga shoferi i dehur me “Porsche”, reagon shkolla ku 17-vjeçari studionte: Gëzo me engjëjt Leandro

Një ditë e zezë kjo për gjimnazin “Ali Demi” në Vlorë dhe për të gjithë komunitetit. Humbja tragjike e 17-vjeçarit Leandro Shametaj, maturant i kësaj shkolle, ka…