Skip to content

Fëmijët bënë foto me kalin, por i ati nuk pagoi para/ 62-vjeçari vr*u turistin në sy të familjarëve në Berat

Një ngjarje makabre ndodhi sot në qytetin e Beratit, ku një vendas 63-vjeçar qëlloi me vd ekje me thikë një turist të huaj. E gjitha ndodhi pasi ky i fundit po i bënte një foto vajzës së tij të vogël me kalin dhe këtu nisi debati mes autorit dhe viktimës.

63-vjeçari, Kristo Mema, me precedentë penal të mëparshëm dhe i njohur si person problematik e gjaaknxehtë, pas konfrontimit fizik e ka qëlluar me thikë 42-vjeçarin. Ai kishte ardhur nga Tirana së bashku me nënë, bashkëshorten dhe 2 vajzat për vizitë në Kalanë e Beratit, ku dhe ndodhi ngjarja e kobshme.

Ndërkohë, policia është vënë menjëherë në ndjekje të tij dhe po kontrollojnë zonën për kapjen e 63-vjeçarit. Po ashtu grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Published inTë fundit