Vd*kja e ish-bashkëshortes së Alban Hoxhës pas lindjes, 11 vite pritje për drejtësi: prokuroria kërkon dënim për dy mjekët

Pas më shumë se një dekade nga vdekja tragjike e Doriana Hakës, ish-bashkëshortes së portierit të njohur Alban Hoxha, Prokuroria e Apelit ka shpallur pretencën ndaj dy mjekëve të akuzuar për neglizhencë në trajtimin e saj mjekësor.

Sipas vendimit të shpallur sot, organi i akuzës kërkoi për mjekun gjinekolog Petrit Rexhepi dënimin me 9 muaj burgim. Megjithatë, për shkak të moshës së tij mbi 70 vjeç, u kërkua pezullimi i ekzekutimit të dënimit dhe vënia në shërbim prove për një periudhë prej 18 muajsh. Gjatë kësaj kohe, Rexhepi do të jetë i detyruar të mbajë kontakte me shërbimin e provës dhe të mos kryejë asnjë vepër penale. Prokuroria kërkoi gjithashtu pezullimin e licencës së tij për 5 vite.

Ndërkohë, për mjeken reanimatore Elona Burba u kërkua dënimi me 1 vit burg, si dhe heqja e licencës për një periudhë 5-vjeçare.

Ngjarja daton 11 vite më parë, kur Doriana Haka ndërroi jetë pak orë pasi solli në jetë djalin e saj, në rrethana që familjarët i kanë konsideruar si pasojë e neglizhencës mjekësore. Pas një procesi të zgjatur e të përsëritur disa herë në shkallë të ndryshme të gjyqësorit, më 10 nëntor pritet që dy mjekët të paraqesin argumentet përfundimtare të mbrojtjes, ndërsa familja Haka pret më në fund verdiktin përfundimtar të drejtësisë shqiptare.

Related Posts

Të tjerë persona “NON GRATA” nga SHBA në Shqipëri?! Raporti i Kongresit amerikan paralajmëron …

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë intensifikuar vëmendjen ndaj Ballkanit Perëndimor, me fokus të veçantë Shqipërinë, ku sipas vlerësimeve konstatohet një nivel i lartë korrupsioni, shtrembërim i…

I dëshpëruar, me katër fëmijë për të ushqyer — një unazë e ndryshoi fatin e tij

Quhem Lucas. Jam 42 vjeç, i ve dhe baba i katër fëmijëve të mrekullueshëm që varen plotësisht nga unë. Shumicën e ditëve, jeta më duket si një…

Babai i shkatërruar bën një zbulim të pabesueshëm teksa pastron dhomën e vajzës së ndjerë

Më 28 maj 2014, Athena Orchard, 13 vjeçe nga Leicesteri i Anglisë, humbi jetën pas një beteje me kancerin e kockave. Sëmundja kishte nisur si një tumor…

Rozmarina dhe të moshuarit: për mirëqenie dhe qartësi mendore

Për shekuj me radhë, rozmarina ka qenë pjesë e jetës së njerëzve – në kopshte, në gatime dhe në shtëpi, me aromën e saj karakteristike të gjelbër…

Babai vendos kamerë në arkivolin e djalit: Pamjet që tronditën të gjithë

Në një botë plot mistere dhe pyetje pa përgjigje, një baba i thyer nga dhimbja e humbjes së djalit të tij mori një vendim ekstrem, që më…

“E ftuam në shtëpi, por qëndroi me ne për 45 vite”/ Një trokitje në derë që ndryshoi gjithçka, historia prekëse e çiftit britanik me një të pastrehë

Krishtlindjet shpesh konsiderohen si një kohë dashamirësie dhe solidariteti, por për Rob dhe Dianne Parsons, një akt i thjeshtë human 50 vite më parë ndryshoi përgjithmonë jetën…