Vd ekja e 3-vjeçarit, Brian Spahia/ Apeli ndryshon masën për Marta Ginën! Çfarë u vendos për dentisten…

Gjykata e Apelit të Tiranës ka prishur pjesërisht vendimin e Gjykatës së Tiranës për personat e pandehur lidhur me vdekjen tragjike të 3-vjeçarit Brian Spahia. Vendimi i apelit ka sjellë ndryshime në masën e sigurisë për disa nga të pandehurit, duke prekur kryesisht masat ndaj Marta Gina-s, Roland dhe Ina Xhaxhi, si dhe dy mjekëve të Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), Elton Serani dhe Erindo Allo.

Sipas vendimit të Apelit, për Marta Ginën është ndryshuar masa e sigurisë, duke kaluar nga “arrest në shtëpi” në “detyrim paraqitje”, një ndryshim që lehtëson kushtet për të, por ende e mban atë nën mbikëqyrje. Ndërkohë, për Roland dhe Ina Xhaxhi, kërkesa për heqjen e masës së sigurisë “arrest në shtëpi” është refuzuar, duke lënë të pandryshuar vendimin për ta.

Një tjetër zhvillim i rëndësishëm ka të bëjë me dy mjekët e IML-së, Elton Serani dhe Erindo Allo. Apeli ka hequr masën e “pezullimit nga detyra”, që ishte caktuar nga Gjykata e Tiranës për një periudhë një mujore. Ky ndryshim i masave vjen pas hetimeve për ngjarjen tragjike që ndodhi dy vite më parë, kur Brian Spahia humbi jetën pas një ndërhyrjeje dentare në klinikën “Splendent”, ku u realizuan 14 operacione për dhëmbët e tij. Vdekja e tij u shkaktua nga mbidoza e anestezisë.

Related Posts

Aksident tragjik në vend, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari që drejtonte një nga mjetet

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në autostradën Levan–Tepelenë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cakranit”, ku pas përplasjes së dy automjeteve…

“Prapë ma fute, përqafim dhe me gishtin…”/ Iliri-Kristit: Stresi i ditës, fytyra… (Video)

liri dhe Brikena janë zgjuar të parët mëngjesin e sotëm dhe kanë biseduar gjatë me njëri-tjetrin. E teksa ata po flisnin, pranë tyre ka shkuar Kristi, të…

Temperaturat zbresin në -5 gradë celcius/ Ja parashikimi i motit për ditën e shtunë

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira të pakta kalimtare në…

Ishin të ngjajshme në gjithçka… derisa mjekët zbuluan të vërtetën që ndryshoi fatin e tyre

Në Edinburg të Skocisë, Megan dhe Sophie Walker nuk ishin thjesht motra binjake — dukeshin sikur ishin të lidhura nga i njëjti fill i padukshëm. Qeshnin njësoj,…

Po luante kalçeto, 42-vjeçari goditet me top në kraharor dhe ndërron jetë

Një 42-vjeçar ka humbur jetën pasi teksa po luante kalçeto u godit me top në kraharor. Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur në fshatin Novoselë të Vlorës,…

Aksident i rëndë në Lushnjë, 30-vjeçari përplaset nga një makinë! I riu në gjendje kritike për jetën

Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e sotme në unazën e qytetit të Lushnjës, ku një motoçikletë është përplasur me një automjet që po dilte nga…