Një ngjarje e pazakontë është regjistruar sot para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku qytetari Rexhep Ademi ka shpallur vendimin e tij ekstrem për të nisur një grevë urie deri në vet•fIijim. Ademi pretendon se i është grabitur prona në Golem përmes falsifikimit të dokumenteve, ndërsa shton se autoritetet nuk kanë hetuar për vd•kjen e dajës dhe një tentativë për vr•sjen e nënës së tij.
“I vd•kur që i vd•kur jam… Nënën ma vr•në, dajën ma vr•në, pronat i kam vuajtur, shtëpinë duan të ma prishin. Tani, do të bëjmë konflikt dhe ose do hyjmë në burg, ose do vritemi. Më mirë v•des këtu. Do bëj grevë këtu në rrugë, deri në vetëfl•jim,” – deklaroi ai me tone të forta emocionale.
Sipas Ademit, institucionet nuk kanë marrë asnjë masë për denoncimet e tij, ndërsa ai kërkon drejtësi për pronën dhe familjen e tij. Policia ndodhet pranë ambienteve të SPAK për të monitoruar situatën, ndërsa ende nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet lidhur me rastin