Ministrja artificiale ‘Diella’ ‘s•muret’ gjatë ‘shtatzënisë’. Ja çfarë i ndodhi?

Tiranë, 29 tetor 2025 – Platforma që mundëson funksionimin e ministres së parë me inteligjencë artificiale në Shqipëri, Diella, ka pësuar probleme teknike sot, duke shkaktuar ndërprerje të herëpashershme dhe humbje të pjesshme funksionesh. Situata ndodhi pak ditë pasi kryeministri Edi Rama deklaroi se Diella ishte “shtatzënë” dhe në pritje të 83 “fëmijëve”, një metaforë për krijimin e asistenteve digjitale për çdo deputet socialist.

Sipas njoftimit të Microsoft, kompania që operon serverët “Azure” ku funksionon Diella, po kryhen veprime rikuperimi dhe kthim në gjendjen e fundit të regjistruar (“restore point”), duke ngritur mundësinë që ministrja artificiale të humbasë një pjesë të memories funksionale.

Microsoft bëri me dije se ka bllokuar të gjitha ndryshimet në shërbimet përkatëse dhe po rikthen sistemin në gjendjen e fundit të sigurt, duke garantuar stabilizimin sa më të shpejtë të shërbimit.

Ky incident ka rindezur diskutimet për faktin që “truri” teknik i Diellës ndodhet në serverët e Microsoft dhe jo brenda një infrastrukture kombëtare. Ekspertë të teknologjisë paralajmërojnë se kjo situatë mund të hapë shqetësime për privatësinë e të dhënave, aksesin nga palë të treta dhe mundësinë e manipulimit të informacionit.

Ngjarja, e shoqëruar me humor dhe komente ironike në rrjetet sociale për “sëmundjen” e ministres gjatë “shtatzënisë”, ka hapur edhe një diskutim më të gjerë për varësinë teknologjike të administratës publike nga platformat ndërkombëtare dhe rreziqet që kjo sjell për sigurinë e informacionit shtetëror.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…