Grabitja e Luvrit: Dy të dyshuar pranojnë pjesërisht përfshirjen

Dy burra të arrestuar në lidhje me grabitjen e Luvrit dy javë më parë kanë pranuar pjesërisht përfshirjen e tyre në këtë akt të rëndë, sipas zyrtarëve francezë. Dyshja dyshohet se janë personat që përdorën mjete elektrike për të hyrë në Galerinë e Apollonit të muzeut dhe për të vjedhur disa nga xhevahiret e kurorës franceze. Bizhuteritë e vjedhura kanë një vlerë prej 88 milionë eurosh (76 milionë paund, 102 milionë dollarë).

Grabitja ndodhi më 19 tetor, kur katër hajdutë të armatosur me vegla elektrike hynë me forcë në muze, i cili konsiderohet më i vizituari në botë. Sipas prokurores së Parisit, Laure Beccuau, bizhuteritë ende nuk janë gjetur, dhe banda e përfshirë mund të jetë më e madhe se katër personat që u identifikuan nga kamerat e sigurisë.

Të dy burrat, të moshës rreth të tridhjetave, me preçedentë të mëparshëm kriminalë u identifikuan përmes ADN-së të lënë në vendngjarje. Njëri prej tyre u arrestua teksa përpiqej të hipte në një fluturim për Algjeri.

Autoritetet nuk gjetën prova që të sugjeronin një përfshirje të brendshme, duke përjashtuar mundësinë e bashkëpunëtorëve brenda muzeut. Megjithatë, prokurorja nuk e përjashton mundësinë që grabitja të ketë përfshirë më shumë se katër të dyshuarit e identifikuar.

Hajdutët mbërritën në Luvër rreth orës 09:30, menjëherë pas hapjes së muzeut për vizitorët. Ata përdorën një ashensor të montuar në automjet për të hyrë në Galerinë e Apollonit përmes një ballkoni afër lumit Sena. Policia njoftoi se grabitësit qëndruan brenda për vetëm katër minuta dhe më pas u arratisën me dy skuterë që prisnin jashtë.

Pas ngjarjes, masat e sigurisë janë shtuar në të gjitha institucionet kulturore të Francës. Luvri ka vendosur disa nga xhevahiret më të çmuara të tij në kasafortën e Bankës së Francës, 26 metra nën tokë, për të garantuar sigurinë e tyre.

Prokurorja Beccuau u shpreh plotë shpresë se xhevahiret mund të gjenden dhe të kthehen në muze. Ajo gjithashtu kritikoi “zbulimin e parakohshëm” të informacionit rreth rastit, i cili sipas saj ka penguar përpjekjet për të rikuperuar bizhuteritë dhe për të gjetur hajdutët.

Related Posts

E rende! Ekz*kutohet me a*më zjarri futbollisti i kombëtares…

Lojtari i ekipit kombëtar të Ekuadorit, Mario Pineida u vra në një atentat me armë zjarri në Guayaquil, një qytet ky i prekur nga dhuna e bandave…

Aksion rrufe, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë shqiptarë të akuzuar për korrupsion

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla, ka njoftuar mbrëmjen e sotme, më 18 dhjetor, se është finalizuar me sukses një operacion i…

“SPAK i sekuestron telefonin Ilir Prodës”- Xhemal Gjunkshi: Drejtori i Policisë duhet të largohet nga detyra menjëherë

Këshilltari për Sigurinë në PD, Xhemal Gjunkshi në një reagim në rrjetet sociale ka kërkuar largimin e drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, pas lajmit se…

“Rama nuk e shkarkon dot Ballukun”/ Gazetari: Kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit nuk do të votohet nesër

“Balluku nuk pranon të japë dorëheqjen. Rama nuk e shkarkon dot. E kudnërta nuk e di kur do të na ccojnë. Ata nuk e votojnë imunitetin. Rama…

Vjen njoftimi me i fundit, ja çfarë pritet të ndodh me temperaturat nesër

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Temperaturat maksimale pritet të arrijnë…

Cfarë ndodhi? Ledion Lico ‘TR*NDIT’ rrjetin me paralàjmërimin e tij

Moderator i njohur shqiptar, Ledion Liço, ka reaguar për herë të parë pas zhurmës që u krijua në rrjet lidhur me jetën e tij personale dhe të…