Elhaida Dani flet për herë të parë për përjetimin pas komenteve negative mbi lidhjen me Ledianin në “DWTS”

Këngëtarja e njohur shqiptare Elhaida Dani ka ndarë një rrëfim të ndjerë dhe prekës në emisionin “The Dalina Show”, ku ka folur për përvojën e saj në spektaklin “Dancing with the Stars” dhe për reagimet që pasuan pas lidhjes së saj me kërcimtarin profesionist Ledian Agalliu. Tre vite pas pjesëmarrjes në këtë garë, Elhaida ka zbuluar se, përveç emocioneve të bukura që solli përvoja në skenë, ajo është përballur edhe me një valë të madhe urrejtjeje në rrjetet sociale.

“Më vinin mesazhe të tmerrshme! Mesazhe vrasjeje. Nuk ishte aspak e drejtë të ndodhte ajo gjë. Po të mos isha lidhur në ‘Dancing with the Stars’, do ta kisha fituar!” – ka rrëfyer ajo.

Këngëtarja ka treguar se kjo periudhë ka qenë emocionalisht e vështirë për të, por njëkohësisht e ka ndihmuar të bëhet më e fortë dhe më e vetëdijshme për ndikimin që mund të kenë komentet negative në rrjet.

Megjithatë, Elhaida theksoi se nuk është penduar për pjesëmarrjen në spektakël, pasi ajo përvojë i dha mundësinë të shfaqte një anë tjetër të saj si artiste dhe të provonte forcën e pasionit për skenën.

Aktualisht, ajo është e përqendruar në projekte të reja muzikore dhe po përgatitet për publikimin e këngëve të reja. Deri atëherë, fansave të saj u mbetet vetëm të presin për surprizat që Elhaida ka në plan të sjellë.

Related Posts

20-vjeçarja Iind foshnjën në Tiranë dhe e b’raktis, identifikohet nga policia

Policia ka proceduar penalisht një 20-vjeçare indoneziane, e cila lindi foshnjën në një banesë në Tiranë dhe e braktisi aty. Ndërkohë e kanë pësuar edhe 4 shtetase…

Zbulohet dëshmia e të riut që vr*u babain e tij në Durrës: “Ishim duke ngrënë dhe…”

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen që u regjistrua të martën në qytetin e Durrësit ku djali vrau babin e tij 69-vjeçar. I riu, Marjan…

U pezullua për shkak të dyshimeve me gjininë, dalin FOTOT e volejbollistes Nayara Ferreira të disa viteve më parë

Volejbollistja braziliane e Dinamos Nayara Ferreira është vënë në qendër të debateve pak ditë më parë pasi u pezullua nga Federata Shqiptare e Volejbollit pasi iu kërkua…

Pamje nga Uragani Melissa, qyteti pushtohet nga peshkaqenët, paralajmërim për shfaqjen e krokodilëve

Uragani Melissa ka goditur Kubën këtë të mërkurë, disa orë pasi shkaktoi shkatërrim në Xhamajkën fqinje, teksa kjo ishte stuhia më e fuqishme që goditi këtë ishull…

E RËNDË/ 41-vjeçari vr*t me thikë ish-të dashurën, telefonon policinë dhe…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali pasi një 41-vjeçar brazilian vrau ish-të dashurën e tij me thikë, në Castelnuovo Del Garda, të Italisë. Mediat italiane…

Një ekspres kafeje, një tas proshutë, një foto me kalin…dhe 4 të vd*kur

Brenda një harku të shkurtër kohor, një jave, kronika e zezë është mbushur me lajme vrasjesh ku kryesisht arsyet sipas asaj çfarë kanë treguar përfundimet e hetimeve…